Çfarë dihet nga tubimet në Los Anxheles, përplasja e ashpër e Trump me guvernatorin

10 Qershor 2025 | 16:34

Për të katërtën ditën me radhë në rrugët e Los Anxhelesit janë kthyer në një fushëbetejë mes protestuesve dhe autoriteteve federale amerikane.

Protestat nisën pas aksionit të Agjencisë për Emigracionin dhe Doganat për arrestimin dhe dëbimin e emigrantëve të paligjshëm në Los Anxheles.

Aksioni kundë emigrantëve në qytetet me  shumicë latino-amerikane bëri që një koalicion i gjerë emigrantësh, grupesh punëtore, studentësh dhe organizatash për të drejtat civile të niste tubimet masive.

Protestat, fillimisht paqësore, degraduan në dhunë, duke detyruar policinë të përdorte gaz lotsjellës dhe plumba gome ndaj manifestuesve, si dhe të mbyllte qendrën e Los Anxhelesit, duke i shpallur tubimet të paligjshme.

Presidenti amerikan Donald Trump ka angazhuar 2.100 efektivë të tjerë të Gardës Kombëtare dhe 700 marinsa për të vënë nën kontroll protestat.

Protestat kanë sjellur dhe tensione mes Shtëpisë së Bardhë dhe guvernatorit demokrat të los Anxheles Gavin Newsom

Guvernatori e quajti praninë e ushtrisë federale në rrugët e Los Anxhelesit si “të paligjshme dhe imorale”.

Në një postim në rrjetin “X”, ai tha se përdorimi i marinsave në Los Anxheles ishte një “fantazi e çmendur” dhe e etiketoi Trump si një “president diktatorial”.

Nga ana tjetër  Cari i kufirit të presidentit Donald Trump, Tom Homan, e kërcënoi guvernatorin e Kalifornisë se mbështetja e emigrantëve të paligjshëm ishte shkelje ligji dhe e dënueshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tërmetet në Venezuelë morën pothuajse 3,000 jetë, operacionet humanitare vazhdojnë

Numri i personave të vrarë në tërmetet shkatërruese në Venezuelë është rritur në 2,954, njoftoi sot Presidenti i Asamblesë së atij vendi, Jorge Rodriguez. Siç...
09:13 | 05/07/2026

Kartëmonedhat me firmën e Trumpit hidhen në qarkullim

Ministri amerikan i Financave, Scott Bessant, njoftoi se, me rastin e shënimit të 250-vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u vunë në...
09:10 | 05/07/2026

Tragjedi në Kongo, më shumë se 20 studentë humbin jetën nga përmbysja e anijes

Të paktën 20 persona humbën jetën kur një varkë prej druri që transportonte studentë që po jepnin provimin shtetëror u përmbys në Kongon qendrore, njoftuan...
09:07 | 05/07/2026