Kryebashkiakja vendos shtetrrethimin në Los Angeles, Trump: Do çlirojmë qytetin!

11 Qershor 2025 | 15:04

Policia e Los Anxhelesit ka deklaruar se ka kryer arrestime në masë pas ditës së pestë të protestave kundër operacioneve për dëbimin e emigrantëve të urdhëruara nga presidenti Trump.

Kryetarja e bashkisë së “qytetit të engjëjve”, Karen Bass shpalli në mesnatë shtetrrethimin brenda një distrikti të vogël të metropolit kalifornian, me argumentin se bizneset po vandalizoheshin.

Në zona të tjera, operacionet për dëbimin e emigrantëve kanë vijuar, me dërgimin edhe të trupave të Gardës Kombëtare, që tani po mbrojnë agjentët që kontrollojnë vijën kufitare.

Nga ana e tij, presidenti Trump është zotuar se do të çlirojë qytetin, por është akuzuar nga guvernatori i shtetit të Kalifornisë, Gavin Newsom për “sulm ndaj demokracisë”.

Të martën, Trump mbrojti vendimin e tij për të dërguar 4 mijë efektivë të Gardës Kombëtare dhe 700 marinsa, duke thënë se lëvizja ishte e nevojshme për të parandaluar që Los Anxhelesi të pushtohej nga ata që i quajti “armiqtë e huaj”.

Trupat në fjalë nuk kanë autoritet për të kryer arrestime dhe në vend të kësaj janë ngarkuar me detyrën për të mbrojtur pronën federale dhe personelin.

Pasi armëpushimi hyri në fuqi në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, me orën tonë, policia depërtoi në disa zona duke qëlluar plumba gome në përpjekje për të shpërndarë turmat.

Sipas mediave amerikane, vetëm të martën u arrestuan rreth 200 persona. Duke argumentuar vendosjen e shtetrrethimit, kryebashkiakja Karen Bass tha se donte t’i jepte fund vandalizmit. “Duhet të ndalim plaçkitjen. Kemi arritur në një pikë kthese”, tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një amerikan fiton 1.3 milionë dollarë në të njëjtën lotari që fitoi 15 vjet më parë

Një banor i Çikagos ka fituar një xhekpot prej 1.3 milion dollarësh në Lotarinë Lucky Day, 15 vjet pasi fitoi një çmim të konsiderueshëm në...
09:49 | 05/07/2026

Tërmetet në Venezuelë morën pothuajse 3,000 jetë, operacionet humanitare vazhdojnë

Numri i personave të vrarë në tërmetet shkatërruese në Venezuelë është rritur në 2,954, njoftoi sot Presidenti i Asamblesë së atij vendi, Jorge Rodriguez. Siç...
09:13 | 05/07/2026

Kartëmonedhat me firmën e Trumpit hidhen në qarkullim

Ministri amerikan i Financave, Scott Bessant, njoftoi se, me rastin e shënimit të 250-vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u vunë në...
09:10 | 05/07/2026