Çfarë dihet deri tani nga tragjedia e avionit me 242 pasagjerë në Indi
Një avion Boeing 787 Dreamliner (VT-ANB) i Air India me 242 pasagjerë në bord, që fluturonte nga Ahmedabad për në Aeroportin Gatwick të Londrës, u rrëzua menjëherë pas ngritjes të mërkurën.
Siç raportohet nga mediat indiane, ish-kryeministri i shtetit federal të Gujarat, ku ndodhi tragjedia, ishte në atë fluturim.
Çfarë dihet deri tani nga aksidenti i rëndë ajror që ndodhi rreth 1 orë më parë:
- Në bord ndodheshin 242 persona, përfshirë dy pilotë dhe 10 anëtarë të ekuipazhit të kabinës.
- Nga pasagjerët, kishte 169 shtetas indianë, 53 shtetas britanikë, një shtetas kanadez dhe shtatë shtetas portugezë.
- Aeroplani – një Boeing 787-8 Dreamliner – i dha një thirrje paralajmëruese kontrollit të trafikut ajror pas ngritjes, por më pas nuk dha asnjë përgjigje.
- Sinjali humbi sekonda pas ngritjes kur aeroplani kishte arritur 625 metra lartësi, sipas Flight Radar.
- Aeroplani u rrëzua në një zonë banimi pranë aeroportit.
Sipas kontrollit të trafikut ajror në aeroportin e Ahmedabad, avioni u nis në orën 13:39 me kohën lokale nga pista 23. Ai bëri një thirrje emergjente “Mayday”, por më pas nuk u dëgjua asnjë përgjigje nga avioni.
Flightradar24 tha gjithashtu se sinjali i fundit nga avioni u mor disa sekonda pas ngritjes.
“Avioni i përfshirë në aksident është një Boeing 787-8 Dreamliner me regjistrim VT-ANB”, u tha në deklaratë.
Zyra e ministrit indian të Aviacionit tha se kryeministri Narendra Modi kishte urdhëruar që të ofrohet menjëherë gjithë mbështetja për përpjekjet e shpëtimit.
Të gjitha agjencitë përkatëse janë në gjendje gatishmërie dhe po punojnë në mënyrë të koordinuar, shtoi zyra e ministrit të Aviacionit.
Ahmedabad është qyteti kryesor në shtetin Gujarat, vendlindja e Modit.
Aeroporti i Ahmedabad njoftoi se ka pezulluar të gjitha operacionet ajrore me efekt të menjëhershëm.
LEXONI GJITHASHTU:
Franca, Spanja dhe Holanda dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi në Venezuelë
Kupa e Botës, momenti kur makina merr përpara tifozët në Meksikë. Disa të plagosur (VIDEO)
Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura
- 15:19 Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës
- 14:45 Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti
- 14:25 Franca, Spanja dhe Holanda dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi në Venezuelë
- 14:21 Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant
- 14:19 Kupa e Botës, momenti kur makina merr përpara tifozët në Meksikë. Disa të plagosur (VIDEO)
- 14:13 Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë