“Komisionerët u kërcënuan”- Berisha: Sara Mile “princesha e burgut” në Elbasan
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi këtë të premte një konferencë për shtyp, ku vijoi akuzat në lidhje me procesin zgjedhor të 11 majit, të cilin ai e cilëson si një “farsë elektorale”.
Në deklaratën e tij, Berisha u ndal veçanërisht në qarkun e Elbasanit, ku denoncoi atë që e përshkroi si përfshirje të strukturave kriminale dhe të policisë në manipulimin e zgjedhjeve. Ai akuzoi konkretisht Krenar Sulçen, i emëruar si zëvendësdrejtor i Policisë në Elbasan, për lidhje me botën e krimit.
“Sipas informacioneve që kam, Sulçe ka qenë informator i Nuredin Dumanit dhe është promovuar në këtë post për t’u shërbyer bandave gjatë procesit zgjedhor,” deklaroi Berisha.
Ai shtoi se disponon të dhëna dhe prova nga qendrat e votimit që dëshmojnë shkelje flagrante të ligjit. “Do paraqes kërcënimet që iu bënë komisionerëve, si dhe një tjetër akt skandaloz që tregon se Altin Troplini ‘fle mbi dosjet e krimit’,” tha Berisha, duke iu referuar Prokurorisë së Posaçme.
Në vijim, Berisha përmendi edhe një dëshmi të dhënë në një proces gjyqësor me dyer të mbyllura, ku Nuredin Dumani ka përmendur emrin e oficerit të policisë Krenar Guçe si bashkëpunëtor të grupeve kriminale. Sipas Berishës, Guçe informonte anëtarët e bandave për lëvizjet e “objektivave”, ndër ta edhe për lëvizjet e Elton Kilës, një figurë e njohur në botën e krimit.
“Guçe njoftonte Henrik Hoxhën, i cili më pas më informonte mua për lëvizjet e shënjestrës,” thuhet të ketë deklaruar Dumani, sipas një raportimi nga gazetarja Anila Hoxha tha Berisha.
Berisha u ndal edhe tek fitorja e kandidates së Partisë Socialiste, Sara Mile, në Elbasan, për të cilën tha se “ajo është njeriu më i adhuruar në burgun e Elbasanit”.
“Në qendrën e votimit brenda burgut, Sara Mile mori 92 nga 102 vota. Po kush e kontrollon burgun? Ata që kontrollojnë Ulsi Manjën. Dhe kush kontrollon Ulsiun? Bandat,” u shpreh Berisha. Ai vijoi më tej: “Ulsiu i ngarkoi Shullazit drejtimin e burgut ‘313’, dhe ai me terror i detyroi të burgosurit të votojnë për kandidaten e PS-së.”
Për Berishën, zgjedhjet e 11 majit nuk përfaqësojnë vullnetin e lirë të qytetarëve, por janë produkt i manipulimeve, frikësimeve dhe bashkëpunimit të strukturave shtetërore me krimin e organizuar.
“Siç e shihni, në çdo aspekt – nga alfa tek omega – këto nuk ishin zgjedhje. Ishin një farsë totale,” përfundoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta