Meloni: Unë dhe Trump e kuptojmë njëri-tjetrin se jemi të guximshëm dhe të ndershëm

13 Qershor 2025 | 14:46

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha sot se shkon mirë me Presidentin e SHBA-së Donald Trump sepse të dy janë, siç vlerësoi ajo, “të guximshëm, të ndershëm, vendimtarë dhe mbrojnë interesat kombëtare”.

“Do të thosha se e kuptojmë mirë njëri-tjetrin, edhe kur nuk pajtohemi”, tha Meloni.

Ajo theksoi se udhëheqësit e vendeve partnere duhet të flasin hapur, duke shtuar se i tha Trump se Italia përpiqet gjithmonë të ndjekë interesa të përbashkëta, por se interesi kombëtar i vendit është përparësia, raporton Ansa.

Duke komentuar përplasjen e fundit midis Trump dhe miliarderit Elon Musk, Meloni tha se kjo vërteton se nuk ka aleancë midis të djathtës dhe gjigantëve të teknologjisë.

Meloni tha se mendonte se ishte mirë që Musk kërkoi falje, si dhe që Trump shprehu gatishmëri për t’u pajtuar.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit

Tensione janë shënuar mbrëmjen e sotme pranë Komisariatit Nr. 3 në Tiranë. Disa protestues kanë thyer xhamat e godinës së komisariatit. Policia ka ndërhyrë me...
00:15 | 05/07/2026

Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me arkivolin që u soll nga disa protestues gjatë ditës së 35-të...
22:08 | 04/07/2026

Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pas rreth dy orësh tubim para Kryeministrisë, ku qytetarë, aktivistë dhe shqiptarë të ardhur nga diaspora mbajtën fjalimet e tyre, protestuesit nisën marshimin në rrugët...
21:54 | 04/07/2026