Iranianët dalin në protesta e kërkojnë hakmarrje, Presidenti bën thirrje për unitet
Turma protestuesish u mblodhën në Teheran të premten, duke bërë thirrje për hakmarrje ndaj sulmeve izraelite ndaj Iranit.
Njerëzit mbanin në duar fotografi të gjeneralmajorit Gholam Ali Rashid, komandant i lartë i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të Iranit, i cili u vra nga sulmet izraelite.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, i cili u bëri thirrje qytetarëve të mbeten të bashkuar dhe t’i besojnë udhëheqjes së vendit.
“I kërkoj të gjithë kombit të ruajë unitetin… në të njëjtën kohë t’u besojë zyrtarëve”, tha Pezeshkian.
“Kombi ka nevojë për unitet… më shumë se kurrë,” shtoi ai.
Presidenti u zotua t’i japë Izraelit një “përgjigje të ashpër, racionale dhe të fuqishme”, pasi Izraeli goditi vendin në një sulm të paprecedentë të premten.

Zyrtarë të lartë të Republikës Islamike kanë lëshuar paralajmërime ndaj Izraelit, pasi një sulm vrau komandantë të lartë ushtarakë, shkencëtarë dhe goditi objektet bërthamore të vendit.
Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, paralajmëroi se Izraeli do të përballet me “ndëshkim të rëndë”, ndërsa Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, e cilësoi sulmin si “një deklaratë lufte”.

LEXONI GJITHASHTU:
Përfundon me një të vdekur pengmarrja në një bankë në Gjermani, arrestohet autori
Trump: SHBA do ta mbajë Iranin përgjegjës nëse Huthitë sulmojnë anijet
Nafta kalon 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme tronditin tregjet
- 18:35 I moshuari humb jetën në liqenin e Pogradecit, dyshohet se pësoi infarkt sapo hyri në ujë
- 18:29 Ngërçi politik, Vetëvendosje pret marrëveshje me LDK para konstituimit të Kuvendit
- 18:26 Përfundon me një të vdekur pengmarrja në një bankë në Gjermani, arrestohet autori
- 18:10 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale
- 18:04 “Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar
- 17:55 Trump: SHBA do ta mbajë Iranin përgjegjës nëse Huthitë sulmojnë anijet