Shtohen fëmijët alergjik, mjekja: Mos u vetëmjekoni

13 Qershor 2025 | 18:05

Fëmijët alergjik po shtohen çdo ditë. Kjo evidentohet edhe nga mjekët në spitalin ditor në QSUT. Ata pohojnë se aktualisht janë të aktivizura të gjitha llojet e alergjive qoftë ato respiratore nga polenet, por edhe alergjitë gjithëvjetore nga myku,  pluhuri  apo alergjitë ushqimore.

“Tek fëmijët sëmundjet alergjike janë rritur, dhe fluksi vazhdon e rritet nga viti në vit. Dy palët rëndohen në këtë periudhë, rëndohet qoftë rrufa, qoftë azma”, tha Eris Mësonjësi Alergologe, QSUNT.

Mjekja apelon që në çdo rast kur kemi një episod alergjik të mos vetëmjekohemi.

“Këshilla imë është që pacientët që kanë probleme me alergjitë të paraqiten tek alergologu që të marrin shërbimin e duhur dhe të mos abuzohet me mjekimet direkt në farmaci, sepse jo gjithmonë japin efektet e duhura”, shton alergologia.

Në spitalin ditor janë të shumtë pacientët kronik që paraqiten për të marrë mjekimet dhe kryer ekzaminimet. I gjithë shërbimi ofrohet brenda 24 orëve pa patur nevojën e shtrimit në spital.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026