Zjarri vdekjeprurës në Koçan, ngrihet aktakuzë ndaj 34 personave

13 Qershor 2025 | 17:00

Ndaj 34 personave, përfshirë ish-ministra, është ngritur aktakuzë lidhur me rolin e tyre në zjarrin që përfshiu një klub nate në Koçani të Maqedonisë së Veriut, tha Prokuroria Publike.

Zjarri që shpërtheu në mars la të vdekur 62 persona.

Pronari i klubit, ish-ministra, drejtorë të drejtorisë kombëtare për mbrojtje dhe shpëtim, pronarë dhe anëtarë të një agjencie sigurie, inspektorë ndërtimi dhe zyrtarë të tjerë janë në mesin e të akuzuarve, tha prokurori publik, Lupço Koçevski në një konferencë për media.

Aktakuza është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Koçan, e cila ende duhet ta miratojë atë.

Aktakuza shënjestron “34 individë dhe tri entitete ligjore për vepra penale që kanë shkaktuar rrezik të madh të jetës dhe trupave të njerëzve si dhe pronës”, tha Koçevski.

Prokurori sqaroi se në mesin e të akuzuarve janë pesë punonjës publikë nga Ministria e Ekonomisë, si dhe dy ish-ministra që kishin lëshuar vazhdimisht licenca për operimin e klubit të natës.

Koçevski tha se edhe dy ministra janë të dyshuar, por që nuk janë të përfshirë në aktakuzën aktuale, për shkak se nuk kanë gjetur prova të mjaftueshme për t’iu ngritur aktakuzë.

Të akuzuar janë edhe tre inspektorë komunalë të ndërtimit dhe pronari i një kompanie.

Zjarri shpërtheu më 16 mars në klubin Pulse kur po mbahej një koncert hip-hopi më 16 mars. Pothuajse 200 persona ishin plagosur nga flakët në Koçan.

Disa fishekzjarrë ishin ndezur gjatë koncertit, që gjë shkaktuan zjarrin vdekjeprurës në klubin e mbushur me njerëz.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026