Apeli i GJKKO-së lë në fuqi sekuestrot për 3 pasuri të Arben Ahmetajt
Pas rikthimit për rigjykim nga Gjykata Kushtetuese, Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi sekuestrot për 3 pasuri të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, për të cilat “Kushtetuesja” ishte konstatuar shkelje proceduriale dhe cenim i së drejtës së pronës.
Këtë të shtunë, gjyqtari Dhimitër Lara la në fuqi sekuestrot për një apartament 167 metra katrorë në Tiranë, një depozitë me 115.692,84 euro dhe një llogari bankare me 8.620,68 euro të zotëruara nga Ahmetaj, i cili ndodhet në arrati.
Në muajin prill, Gjykata Kushtetuese shfuqizoi vendimet e GJKKO-së, Apelit të GJKKO-së dhe Gjykatës së Lartë mbi këto pasuri, duke kthyer çështjen për rigjykim në shkallën e dytë.
Ahmetaj dyshohet dhe po hetohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Pak para caktimit të masës së sigurimit “arrest me burg”, ish-zyrtari i lartë u largua nga Shqipëria, duke i shpëtuar prangave.
Vendimi i Apelit
Ankues: A.A., çështja nr. 36, akti datë 30.05.2025, me objekt: caktim mase sigurimi pasuror, sekuestro preventive.
Ardhur për rishqyrtim nga Gjykata Kushtetuese.
Trupi gjykues monokratik, i përbërë nga gjyqtari z. Dhimitër Lara, pas shqyrtimit të çështjes më 14.06.2025, vendosi:
Miratimin e vendimit/urdhrit nr. 296, akti datë 17/07/2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pasuritë:
Apartament nr., sipërfaqe 167 m², zk., rruga ‘’, ap., regjistruar në pronësi të z. A.A.;
Shuma 8.620,68 euro në llogarinë nr.*, në * Bank, në emër të personit nën hetim z. A.A.;
Shuma 115.692,84 euro në depozitën nr.*, në ** Bank, me balancë 115.692,84 euro, në emër të personit nën hetim z. A.A.
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë