Denoncimi i Berishës me video: Si abuzuan komisionerët në zgjedhjet e 11 majit

14 Qershor 2025 | 14:25

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar denoncimet për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Nga selia blu, ai publikoi rreth 6 video të marra nga qendrat e votimit, ku shfaqet abuzim me fletët e votimit.

Berisha akuzoi komisionerët dhe disa figura të tjera për falsifikim votash dhe për mosveprim nga SPAK-u ndaj këtyre veprimeve ndërsa në një nga videot duket një  komisioner që nxjerr fletën nga kutia e votimit dhe e rifut përsëri, pasi ka parë për kë ka votuar qytetari.

“Unë kam zgjedhur 6 video nga 60, 600, apo 6000 që mund të paraqisja sot në këtë sallë. Ky është komisioneri, tani do kontrollojë votën. Shikojeni se çfarë bën. A e keni parë ndonjëherë këtë? Ky fut dorën e zezë në kuti, nxjerr votën që ka votuar qytetari dhe e kontrollon, sepse ai po zbaton porosinë e Edi Ramës dhe ka mbrojtjen e Altin “Troplinit”. Tani qetësohet. U zbulua se si ka votuar personi për të cilin ai është porositur. I ka marrë paratë personi, prandaj do kontrollohet nëse i meritoi paratë apo jo. Merr fletën e votimit dhe e shoqëron në dhomën e errët, për t’u siguruar për votën e tij. Ka kontroll më policor dhe më të poshtër të votës se ky? Komisioneri kriminel, pasi kreu misionin, kthehet në karrigen e detyrës”, tha Berisha.

“Tani këtu kemi moment tjetër. Merr dy fletë votimi. Shikojeni. Ky me dy është lule, po ka me katër. Një, dy, pra me dy fletë votimi. Është paguar dy herë, ka marrë dyfishin. Tani, prapë Treni Bullgar këtu. Vazhdo i thotë ky tjetri këtu. Bën sikur e fsheh, tani e nxjerr përsëri jashtë. Ja! Ky sjell fletë votimi nga jashtë. Shikojeni! Pra, ai është votues profesionist, plotëson katër fletë aty pa ID, pa asgjë. Të gjithë këta mbrohen nga Altin Troplini dhe banda e tij. Tani një, dy fletë votimi. Ky është fytyra e vërtetë e votimit të 11 Majit”, tha Berisha.

Sipas Berishës, tani është radha e qytetarëve të reagojnë.

“Të gjitha këto dëshmojnë se është radha e shqiptarëve t’i dalin zot me çdo kusht dhe çdo mjet lirisë së tyre dhe votës së lirë. Edi Rama përdori çdo gjë për dhunimin e kësaj vote.”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026