Zgjatja e hetimeve për Metën, Berisha: Shkelje e ligjeve, do përgjigjen për këtë akt

11 Qershor 2025 | 12:35

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar me tone të ashpra në një konferencë për shtyp lidhur me zgjatjen me 6 muaj të hetimeve ndaj Ilir Metës, Presidentit të Partisë së Lirisë. Berisha e cilësoi situatën si një “burgosje politike” dhe një “shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut”.

Sipas tij, Meta ndodhet në burg pa asnjë provë penale konkrete dhe pa një fletë-arresti të rregullt, ndërkohë që dosja e paraqitur në gjykatë nuk përmban fakte që ta mbajnë në qeli. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama për një urdhër politik të drejtpërdrejtë për arrestimin e një kundërshtari të mbrojtur me ligj nga Garda e Republikës.

“Ilir Meta u burgos në mënyrë brutale, pa asnjë urdhër arresti, me urdhër të vetëm të Edi Ramës.

Ilir Meta u mbajt dhe mbahet në burg si person në hetim pa asnjë provë, asnjë fakt penal.

Ndaj tij, edhe pasi dorëzoi dosjen në gjykatë, Altin Troplini me urdhër të Edi Ramës, kërkoi shtytje 6 muaj të hetimeve.

Kjo përbën shkelje të rëndë të ligjeve të vendit dhe konventave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Kjo dëshmon edhe njëherë për të shumtën herë, konkluzionin e Samuel Huntington se forma më e shëmtuar e diktaturave, midis të gjitha diktaturave, është bandokracia apo narkodiktatura.

Huntington, ky historian gjenial dhe sociolog, në analizën që u bën diktaturave, konkludon se narkodiktatura është forma më e keqe e tyre.

Sepse, thotë Huntington, kjo diktaturë nuk respekton asnjë parim, asnjë rregull, asnjë ligj, asnjë kriter.

Urdhëroni pra, e kanë arrestuar pa i paraqitur fletë arrestin, sepse Edi Rama me çdo kusht donte që të goditej nga banditë që i kishte dërguar për atë qëllim. Një person i mbrojtur nga Garda e Republikës.

E mbajnë në qeli pa asnjë provë, vetëm urdhër politik”, tha Berisha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë

Një ekspeditë speleologjike në shpellën “Sterra e Kujunxhiut”, pjesë e Parkut Kombëtar të Llogarasë, ka zbuluar një zgavër të re me thellësi rreth 70 metra,...
21:37 | 25/07/2026