Kallëzimi i gjyqtares Irena Gjoka, Sali Berisha thirret në SPAK

9 Qershor 2025 | 18:40

Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj, ka njoftuar se kreu i Partisë Demokratike është thirrur për të dëshmuar në SPAK, në lidhje me një kallëzimin të gjyqtares së GJKKO-së, Irena Gjoka.

Berisha është urdhëruar nga prokurori i SPAK-ut, Elvin Gjokaj, që të paraqitet të martën, më 10 qershor, në orën 10:00, përpara hetuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Ardit Neli.

Sipas shkresës zyrtare, Berisha do të pyetet si person në dijeni për rrethanat, në kuadër të hetimit paraprak mbi kallëzimin e gjyqtares Irena Gjoka.

Në urdhër theksohet se në rast mosparaqitjeje, personi mund të shoqërohet me detyrim.

Kujtojmë që gjyqtarja Irena Gjoka, qe ka ndjekur hetimet paraprake për çështjen e ish-kompleksit sportiv “Partizani” i ka dërguar SPAK një kërkesë, ku i kërkon që të hetoj deklarata e bera publikisht nga Argita Malltezi dhe ka kërkuar që të verifikohen thëniet e Malltezit.

Nga burime në Selinë e PD-së thuhet se në orarin kur Berisha do shkojë në SPAK do organizohen dhe mbështetës të tij për ta pritur atje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026