Argita Berisha: U thirra për akuzat ndaj gjyqtares Irena Gjoka, SPAK ti vërtetojë

9 Janar 2025 | 09:37

Argita Berisha foli pasi doli nga ambientet e SPAK ku deklaroi se ishte thirrur mbi akuzat publike që ka ngritur ndaj gjyqatares Irena Gjoka.

Ajo shpjegoi se akuzat e saj ndaj gjyqtares i ka të referuara nga shkrime mediatike ndërsa tha se është detyrë e SPAK-ut që ti hetojë dhe jo e saj.

“U thirra si një person që mund të ketë dijeni mbi çështjen. SPAK ka mundësi që të zgjerojë objektin e hetimit dhe të arrijë në zbardhjen e së vërtetës. Unë i jam referuar shkrimeve mediatike që datojnë që nga gushti i 2024-ës, ku zonja në fjalë akuzohej për çështje që ajo nuk i ka kundërshtuar dhe për të cilat ka kërkuar, sipas informacioneve, që Dumani t’i lajë fytyrën. Ky është një standard, ndërkohë që pyetja ime kishte të bënte me standardin e drejtësisë së kapur nga grupet kriminale. Unë kam pyetur nëse ekziston një video e tillë, që lidhet me kontrollin e shtëpisë së një gazetari të larguar nga Shqipëria. Nuk e disponoj këtë video, por kam kërkuar që SPAK ta sqaronte nëse ajo ekziston apo jo. SPAK, ndoshta, nuk ka mundësi të thotë se ajo video nuk ekziston. Kam bërë referim për shkrimet mediatike dhe nuk kam përmendur asnjëherë emrin e gazetarit. Dua që SPAK të sqarojë situatën. SPAK ka pasur mundësinë të përgjigjej, sepse ishte një pyetje që nuk cënon hetimin. SPAK ka për detyrë të hetojë, nuk është detyra ime të bëjë punën e SPAK. Megjithatë, nuk kam besim te një institucion që mbajti për një vit në arrest liderin e opozitës ndërsa Jamarbër Malltezi është në arrest vetëm për faktin se mori tokën e tij. Mund të mendoni se çfarë standarti ka ky institucion. Përsa i përket veprave të tjera penale të Irena Gjokës, SPAK nuk ka preferuar të kryejë hetime”, tha Argita Berisha.

Procedimi penal “Nr 193” i vitit 2024 është regjistruar nga SPAK referuar “nenit 318” për “Fyerja e gjyqtarit apo anëtarëve të trupit gjykues, prokurorit, avokatit ose anëtarit të arbitrazhit, për shkak të veprimtarisë së tyre në një çështje”. Veprimet po bëhen nga prokurori Elvin Gokaj. SPAK shprehet i rezervuar nëse do thërrasë për deklarime gjyqtaren Irena Gjoka.

Argita Berisha deklaroi më 23 shtator se gjyqtarja Irena Gjoka është e filmuar në një video ku i kërkon një shumë prej 500 mijë eurosh një eksponenti të PS.

“Gjyqtarja Gjoka del në një video, duke i kërkuar një ish-eksponenti të PS 500 mijë euro që rë mos e fuste në grup të strukturuar kriminal”, deklaronte Argita Berisha.

Ndërsa vetë gjyqtarja Irena Gjoka, që ka ndjekur hetimet paraprake për çështjen e ish-kompleksit sportiv “Partizani” i ka dërguar më 19 tetor të vitit 2024 SPAK-ut një kërkesë, ku i kërkon që të hetojë deklaratat e bera publikisht nga Argita Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues

Kreu i SPAK, Klodian Braho këtë të mërkurë po raporton në Komisionin për Nismat Qytetare mbi rezultatet e punës gjatë vitit 2025. Gjatë fjalës së...
11:19 | 15/07/2026