Shiste kanabis me doza në Bilisht, arrestohet 28-vjeçari
Policia e Korçës ka arrestuar një 28-vjeçar akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike. në kuadër të operacionit të koduar “Dozat” u vu në pranga shtetasi E. M., 28 vjeç, banues në Bilisht, i cili shiste lëndë narkotike të dyshuar kanabis, në doza në qytetin e Bilishtit.
Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. B., 22 vjeç, banues në Hoçisht, Devoll, pasi dyshohet se kishte blerë një sasi kanabisi nga 28-vjeçari.
Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e prova materiale dhjetëra doza kanabisi të ndara gati për shitje, një sasi kanabisi në formë boçe, 2 peshore elektronike dhe 2 aparate celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
LEXONI GJITHASHTU:
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut