Botërori i Formula 1: Russel triumfon në Kanada, përplasje mes pilotëve të McLaren
Një performancë e jashtëzakonshme dhe më në fund vjen fitorja e parë për George Russell në botërorin e Formula 1, me britanikun që e kaloi i pari vijën e finishit. Gara e Kanadasë ishte interesante edhe pse 27-vjecari dominoi nga fillimi deri në fund, ndërsa e sheh veten në vendin e katërt në renditjen e përgjithshme të pilotëve. Për disa momente vuante presionin e 4 herë kampionit të botës, Max Verstappen, por ky i fundit nuk shkon më tepër se vendi i dytë.
Në vendin e tretë u rendit Antonelli, duke regjistruar kështu një sukses të pilotëve italianë, të cilët janë në krizë absolute rezultati. Sa i përket McLaren ishte një garë për tu harruar, sidomos pas asaj përplasje mes dyshes Piastri-Norris, ku u desh ndërhyrja e makinës së sigurisë. Pilotët po garonin ndaj njëri-tjetrit duke mos lëshuar terren, ndërsa erdhi dhe përplasja me Norris që doli jashtë.
Piastri arriti të ruajë vendin e katërt duke lënë pas dyshen e Ferrarit Leclerc-Hamilton. Sa i përket renditjes së përgjithshme deri më tani këtë sezon në Formula 1, Piastri kryeson me 198 pikë i ndjekur nga Norris e Verstappen, teksa për skuderitë, McLaren është drejt një suksesi të padiskutueshëm.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur