“O Tommaso Buscetta”- Tensione në sallën e GJKKO gjatë dëshmisë së Erion Alibejt

17 Qershor 2025 | 11:23

Dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Erion Alibej, para Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është shoqëruar me tensione të forta. Në seancën e kwsaj tw marte, teksa Alibej vijonte rrëfimin për ngjarjet kriminale, u përplas verbalisht me të pandehurin tjetër, Xhuljano Hoxha.

Nga kafazi i sigurisë, Hoxha iu drejtua Alibejt me fjalët ironike: “O Tommaso Buscetta”, duke e krahasuar atë me mafiozin e njohur italian që u bë i pari “pentito” i madh i Cosa Nostra-s dhe dëshmoi kundër organizatës. Gjykata ndërhyri menjëherë për të rivendosur qetësinë dhe për të vijuar seancën.

Gjatë dëshmisë, Alibej foli në detaje për vrasjen e Bujar Çelës, të cilin e identifikoi si “njeriun më të afërt të Talo Çelës”. Sipas tij, pas vrasjes së Emiljano Ramazanit, ai vetë kishte kwrkuar që arma e krimit të fshihej në banesën e Bujar Çelës. Në këtë plan, pretendon Alibej, ishte i përfshirë edhe Xhuljan Hoxha, i cili “jepte informacione”.

Për këtë pretendim ndërhyri sërish Hoxha, duke thënë: “Unë kam qenë në shtëpi. I sigurt që ke folur me mua o Tommaso Buscetta?”

Në vijim të dëshmisë, Alibej deklaroi se fillimisht për atentatin ndaj Bujar Çelës ishin angazhuar Skerdi Tase dhe Henrik Hoxha, por që më pas u tërhoqën pa dhënë shpjegime. Ai shtoi se më vonë ishin përfshirë shtetasit Besin Xhixha dhe Enver Diva (“çunat e Fushë-Krujës”), të cilët sipas tij morën përsipër ekzekutimin.

“Bujar Çela ishte njeriu më i afërt i Talo Çelës. Pas vrasjes së Emiljano Ramazanit, vendosa që armën e krimit ta vendosnim te shtëpia e Bujar Çelës. Xhuljani më jepte informacione.
Për Bujarin vendosëm ta ekzekutonim. Si fillim u angazhua Skerdi Tase për ta ekzekutuar dhe Henrik Hoxha. E morën si punë, u angazhuan të dy. U morën disa ditë rresht për ekzekutimin e Bujar Çelës. Nuk e kuptova pse u tërhoqën, as sot e kësaj dite nuk e kam kuptuar pse nuk e vranë.

Informacionet për Bujarin unë i kisha të gjitha, përveç informacioneve që kishte Nuredini nga Eljo Bitri. Nuk u arrit në atë periudhë, pastaj Bujari u mor me Abedin Mamen.
Më pas, sa i përket ditës së ekzekutimit të Bujarit, u angazhua ditë përpara çunat e Fushë-Krujës, Besi dhe Veri (Besin Xhixha dhe Enver Diva).
Çunat e Fushë-Krujës, ditën e ekzekutimit, kanë ardhur me një Renault ngjyrë qumështi, me atë erdhën nga Fushë-Kruja. Kanë pritur njëherë te shtëpia e Bujarit, një komshi i pa dhe ata u tërhoqën.

U larguan nga zona aty dhe më pas u afruan te lokali ku ishte Bujari.
Pasi kanë mbaruar veprimin, më ka shkruajtur Nuredini në sekondë që ‘mbaroi Bujari’.
Makinat u larguan njëkohësisht, Renault-i u dogj, më pas me makinën E-Class shkuan për Fushë-Krujë.”- tha Alibej.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026