“Me armë shkohet drejt barbarizmit”, apeli i Papa Leoni XIV: Lufta është disfatë

18 Qershor 2025 | 11:44

Në një thirrje të fortë për paqe, Papa Leoni XIV ka shprehur shqetësimin e thellë të Vatikanit për luftërat që po tronditin botën, duke përmendur veçanërisht konfliktet në Ukrainë, Iran, Izrael dhe Rripin e Gazës.

Gjatë përshëndetjes së tij drejtuar besimtarëve italofolës në fund të audiencës së së mërkurës, Ati i Shenjtë u ndal me tone të ashpra kundër normalizimit të luftës.

“Zemra e Kishës është e shqyer nga britmat që ngrihen nga vendet e luftës,” deklaroi Papa, duke theksuar se “nuk duhet të mësohemi me luftën, përkundrazi duhet ta hedhim poshtë si tundim joshjen e armatimeve të fuqishme dhe të sofistikuara.”

Duke cituar paraardhësit e tij, Papa Leoni XIV kujtoi fjalët e Papa Franceskut, duke paralajmëruar se “në luftën e sotme, ku përdoren armë shkencore të çdo lloji, mizoria e saj kërcënon të çojë luftëtarët drejt një barbarie shumë më të madhe se ajo e kohërave të kaluara.”

“Prandaj, në emër të dinjitetit njerëzor dhe të drejtës ndërkombëtare,” shtoi ai, “u përsëris atyre që janë përgjegjës atë që thoshte Papa Françesku: lufta është gjithmonë një disfatë. Dhe me Piun XII: asgjë nuk humbet me paqen, gjithçka mund të humbasë me luftën.”

Apeli i Papës vjen në një kohë tensioni të lartë ndërkombëtar, ku përplasjet ushtarake dhe pasojat humanitare po marrin përmasa gjithnjë e më shqetësuese.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Witkoff dhe Kushner zbarkojnë në Katar për bisedime rreth luftës me Iranin

I dërguari i SHBA-së për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, dhe këshilltari i lartë Jared Kushner mbërritën në Doha për t’u takuar me ndërmjetësuesit e...
12:52 | 30/06/2026

Britania propozon rregulla të reja për platformat mobile të Apple dhe Google

Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregjeve (CMA) i Mbretërisë së Bashkuar nisi të martën një konsultim mbi rregullat e propozuara që kërkojnë që Apple dhe Google...
10:59 | 30/06/2026

Eksperti i astronomisë: Asteroidi më i rrezikshëm që do t’i afrohet Tokës në vitin 2028

Asteroidi 2024 YR4 është aktualisht asteroidi më i rrezikshëm për Tokën për shkak të probabilitetit të hyrjes në atmosferën e Tokës, megjithatë, rreziqet janë ende...
10:10 | 30/06/2026