Në pranga 40-vjeçari i dënuar me dy vite burgim, shiti makinat e marra me qira
Një 40-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Elbasanit, pasi ishte shpallur në kërkim pas një vendimi të dhënë nga Gjykata e Apelit në Tiranë.
I arrestuari, M.Z., 40 vjeç, ishte dënuar për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim, pasi së bashku me dy shtetas të tjerë kishte tjetërsuar pronësinë mbi automjete të marra me qira dhe i kishte shitur ato.
Nga dënimi me 2 vite burgim, atij i kishin mbetur për të vuajtur edhe 8 muaj burg.
Njoftimi i plotë i policisë
“Shiti automjetet që mori me qira, lokalizohet dhe vihet në pranga 40-vjeçari i shpallur në kërkim.
Si rezultat i kontrolleve, me objektiv kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaluan shtetasin M. Z., 40 vjeç, banues në Elbasan.
Gjykata e Apelit e Tiranës e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim, sepse bashkë me 2 shtetas të tjerë, ka tjetërsuar pronësinë mbi automjete që ka marrë me qira, dhe i ka shitur ato.
Nga ky dënim, 40-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 8 muaj burgim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës