1100 qytetarë fitojnë nga programi i kredive të buta, 18 muaj për të gjetur banesë
Bashkia e Tiranës ka shpallur 1100 emra fitues ne programin e strehimit me kredi te buta. Tashme, te gjithë individët kane 18 muaj kohe për te blere apartament.
1100 qytetarë në Tiranë kanë fituar të drejtën për të blerë banesë, pasi bashkia u financon atyre një pjesë të shumës, e cila mund të shlyhet në vite me interes të fiksuar 3%. Nga programi i strehimit me kredi të buta, këtë vit bashkia financon sipas tipologjive të banesave, nga 5.6 ne 12.4 mln lekë.
Fituesit e këtij programi, tashmë kanë 18 muaj kohë për të gjetur apartamentin dhe për të proceduar me pronarin e saj dhe bankën deri në transaksionin e plotë.
Ndërkohë, nëse kanë pengesa në gjetjen e shtëpisë, ata duhet të raportojnë në bankë mbi situatën, me qëllim që të shfaqin interesin mbi marrjen e kredisë dhe pamundësisë për të gjetjen e banesës.
Programi i strehimit me kredi të buta, hapet herë pas here nga bashkia e kryeqytetit dhe synon të ndihmojë individët apo familjet me moshë të re, të cilët janë edhe më të favorizuarit në pikëzim për të fituar.
Megjithatë, çmimet e larta në kryeqytet, edhe për shumë fitues e bëjnë të pamundur blerjen e një apartamenti, në rast se individi nuk ka para shtesë të kursyera apo të mbledhura në forma të tjera.
LEXONI GJITHASHTU:
Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)
- 07:41 Klopp zbulon se si Liverpooli u përpoq ta nënshkruante Mbappen
- 07:35 Shtohen zjarret nga temperaturat e larta në Spanjë, regjistrohen 12 viktima në Almeria
- 07:28 WSJ: Izraeli zbuloi një komplot të ri iranian për të vrarë Trumpin
- 07:22 Kualifikohet Franca në çerekfinalet e Kupës së Botës, Mbappe dhe Dembele vulosin me golat e tyre
- 07:12 Lavrov: Marrëveshja SHBA-Iran duhet të pasqyrojë interesat e të gjitha palëve
- 23:10 Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)