Kompanitë shqiptare “në krizë” për staf, gjejnë zgjidhje te punëtorët e huaj

18 Qershor 2025 | 17:24

Mungesa e stafeve, i ka drejtuar kompanitë shqiptare, drejt punëtorëve të huaj. Të parat në listë, gratë nga Filipinet. Në hotele, në restorante buzë detit, në qendra estetike dhe deri në familje, ato i gjen kudo.

 “Tek filipinezët jemi fokusuar sepse janë shumë punëtore, dinë mirë cili është vendi dhe pozicioni i tyre pa cenuar privatësinë e asnjë familjeje, apo në hotele. Ne sjellim nga 20-80 persona në muaj”,-tha Xhoana Sita.

Kontratat zgjasin deri në një vit, por me mundësi rinovimi, nëse të dyja palët janë të kënaqur me njëri tjetrin. Pagesat përfshijnë akomodimin, ushqimin dhe transportin falas. Kompanitë janë ata që merren kujdesen për të gjithë procesin, që nga dokumentet, viza, testet mjekësore, trajnimi.

“Fillohet duke bërë disa kandidatura, bëjmë intervistat, i filtrojmë dhe brenda një muaj i gjejmë një punë. Bëjmë dhe disa intervista me klientët dhe kur janë dakord pagën qytetin dhe punët dhe fillojmë procesin e vizës, deri në 4-6 javë del viza dhe vjen në Shqipëri”.

Profesioni më i vlerësuar është shef sushi, paguhet deri në 2500 euro, ndërsa sanitarja fillon 600 euro neto.

Brenda është 37 vjeçe. Ajo ka lënë familjen e saj në Filipine dhe po punon në Shqipëri, në një sallon bukurie.

Në Filipine, kujdesesha për fëmijët e mi, kisha një biznes atje por nuk po shkonte si duhet. Këtu merrem me trajtimet estetike. Jam shumë e lumtur këtu, njerëzit janë të sjellshëm, i vetmi problem është gjuha, por kam mësuar diçka.

Ndërkohë që një pjesë e madhe e të rinjve shqiptarë vazhdojnë të largohen nga vendi, tregu i brendshëm po plotësohet me punëtorë të huaj. Filipinezet nuk janë më thjesht një prani e re, por pjesë e përditshmërisë në Shqipëri dhe për shumë sektorë, një zgjidhje e domosdoshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, kanë zhvilluar një bisedë telefonike të enjten në mbrëmje, gjatë së cilës...
22:41 | 09/07/2026

UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte

Një debat i ri mbi misterin e Objekteve të Paidentifikuara Fluturuese (UFO) është nxitur nga deklaratat e administratorit të NASA-s, Jared Isaacman, i cili tha...
22:21 | 09/07/2026

“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)

Një moment i veçantë është shënuar në ditën e 40-të të protestës së aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, kur një panda-maskot mbërriti në Bulevardin “Dëshmorët...
21:59 | 09/07/2026