Seanca për “Gërdecin”, Mediu: Proces politik! Ja pse kërkuam dëshmitarët amerikanë
Këtë të mërkurë është mbajtur në GJKKO seanca e radhës për “Gërdecin” dosje në të cilën ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu është nën akuzë për shpërdorim detyre dhe shkelje të procedurave në ngritjen e fabrikës së demontimit. Gjatë seancës Mediu kundërshtoi akt-ekspertizën e paraqitur nga grupi i ekspertëve.
“Sa i përket debatit gjyqësor, është në kundërshtim me Kushtetutën që ministrit të mbrojtjes që është autoritet civil, ti kërkohet që të njohë kalibrat. Nuk ka asnjë akt ligjor që ndan kalibrat e mëdhenj nga kalibrat e vegjël dhe ka një praktik tashmë të përcaktuar në ministrinë e mbrojtjes me urdhër të shefit të shtabit të përgjithshëm në bashkëpunim me kompanitë ndërkombëtare të vendeve anëtare të NATO-s, ku kalibrat 20-160 milimetra cilësohen si kalibra të vegjël”,-tha Mediu.
Ish-ministri shpjegoi para mediave se përse kërkoi që gjykata të marrë parasysh dëshmitë e personaliteteve politike dhe ushtarake të kohës të dhëna në SHBA, duke vënë në dijeni dhe për një letër që 6 kongresmenë amerikanë i kanë dërguar Ministrisë së Drejtësisë.
“Ne kemi kërkuar që në listën tonë të dëshmitarëve të ishin edhe ata që na kanë asistuar, të cilët janë ushtarak të lartë e të nderuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si komandanti suprem i NATO-s kanë qenë po ashtu dy ekipe amerikane që na kanë asistuar në të gjitha aktet ligjore për sa i përket politikave të mbrojtjes për çështjen e demontimit. Për ta bërë të qartë këtë proces duhet të dimë se cilat kanë qenë detyrat e ministrit. Ministri nuk merr detyra ushtarake”,-tha ministri i mbrojtjes.
Seanca e radhës për ish-ministrin Mediu do të mbahet më 24 qershor.
Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)
- 09:55 Izraeli paralajmëron: Irani kërkon të vrasë Trumpin
- 09:44 Trump shkarkon anëtarët e fundit të Komisionit të pavarur federal zgjedhor
- 09:42 Zbardhet vrasja e 40-vjeçarit në Laç, shpallet në kërkim autori, me precedentë të theksuar penalë
- 09:30 40-vjeçari plagos me thikë gruan në Durrës, shpallet në kërkim. Policia jep detajet e para
- 09:25 Messi apo Mbappe? Ndizet beteja për “Këpucën e Artë”
- 09:12 Takim me Hamzën dhe Abdixhikun për formimin e institucioneve të reja, Kurti mbërrin në ambientet e Kuvendit (VIDEO)