Jenny Berggren e grupit legjendar “Ace Of Base”, koncert magjik në Tiranë

18 Qershor 2025 | 19:00

Spektakël, emocione, nostalgji, ishte ajo që dhuroi këngëtarja e grupit legjendar “Ace of Base”, Jenny Berggren mbrëmjen e të martës në kryeqytet.

Në një koncert të zhvilluar në sheshin “Skënderbej”, Berggren elektrizoi publikun dhe adhuruesit e saj duke performuar këngët e njohura të grupit “Ace of Base”, si “All that she wants”, “Don’t turn around”, Angel Eyes, Angel of Love, Beautiful Life, si dhe disa këngë të repertorit të saj.

Qytetarët e pranishëm në shesh kënduan dhe kërcyen së bashku me këngëtaren, duke përjetuar nostalgjinë e viteve ‘90 ku këto këngë dëgjoheshin masivisht në vendin tonë.

Të pranishëm ishin dhe të rinjtë të cilët adhurojnë këngët e “Ace of Base”.

Në koncert nuk munguan as surprizat ku për herë të parë Berggren këndoi shqip.

Koncerti i këngëtares Jenny, është pjesë Javës Kulturore Suedeze në vendin tonë që do të zgjasë deri më 19 qershor.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në fshatin Zgjanë të Lushnjes, ku specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK), në bashkëpunim me Departamentin...
10:53 | 04/06/2026

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026