“Irani donte te vriste Trump”, Karamuço: Ja obsesioni i presidentit amerikan

18 Qershor 2025 | 21:52

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço tha në emisionin Now në Euronews Albania se Irani ka dashur të vrasë Donad Trump përpara se ai të bëhej president, si shenjë hakmarrjeje për vrasjen e kreu të gardës revolucionare iraniane.

Sipas Karamuços ky është një obsesion personal politik i Trump në raport me Iranin.

“Një agjent i ngarkuar i gardës revolucionare islamike të Iranit u arrestua në akuzën e një atentati të organizuar ndaj Trump dhe është rrëfyer se ka qenë si hakmarrje për vrasjen e Sulejmanit dhe ata donin ta vrisnin para se ai të bëhej president. Këtu kemi të bëjmë me një obsesion politik të vetë presidentit Trump. Izraelitët e kanë një problem tjetër jo të lidhur me pasurimin e uraniumit, por me financimin e vazhdueshëm të hezbollahëve dhe Hamasi që bënte Irani. Ngërçi ka ngelur te centrali Fordow, kjo bombë është 13,6 tonë, 6 copë janë në një ishull në oqeanin indian, kanë mbërritur shumë afër Lindjes së Mesme, pritet një avion që të bëjë bombardimi”, tha Karamuço.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026