Malltezi kërkoi daljen nga arresti shtëpiak, seanca shtyhet për në fund të qershorit

19 Qershor 2025 | 12:08

Këtë të enjte ishte parashikuar një seancë ku GJKKO do të shqyrtonte një kërkesë tjetër të Jamarbër Malltezit për revokimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie”, të caktuar ndaj tij në kuadër të hetimeve të nisura nga SPAK për çështjen e ish-klubit “Partizani”.

Megjithatë, kjo seancë është shtyrë për në një datë tjetër ku gjykata ka vendosur ta shqyrtojë kërkesën e Malltezit më 30 qershor në orën 09:30.

Kujtojmë se Malltezi ndodhet nën hetim për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” ndërsa në të njëjtën datë, më 30 qershor, është caktuar edhe seanca e parë në themel për dosjen “Partizani”, ku të pandehur për korrupsion janë Jamarbër Malltezi, ish-kryeministri Sali Berisha, si dhe disa biznesmenë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge

Një 26-vjeçar nga Kavaja, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, është arrestuar nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania), në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore...
15:14 | 25/07/2026

Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)

Euronews Albania ka siguruar pamjet me dron nga operacioni i shpëtimit të ish-bashkëshortes së 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili e kishte marrë peng pas vrasjes...
14:35 | 25/07/2026

Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar ashpër pas raportimeve se ka pasur një përplasje me kryeministrin Edi Rama gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar...
14:14 | 25/07/2026