Çështja “Partizani”, Gjykata e Lartë lë në fuqi masat për Berishën dhe Malltezin
Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesat për rekurs të paraqitura nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, në lidhje me masat e sigurisë të vendosura ndaj tyre në kuadër të hetimeve për çështjen e njohur si “Dosja Partizani”.
Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi masën “detyrim paraqitje” për Sali Berishën si dhe masën e “arrestit në shtëpi” për dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.
Në vendimin e saj, Gjykata e Lartë ka vendosur mospranimin e rekursit të paraqitur nga Sali Berisha kundër vendimit nr. 1 (87-2025-1), datë 03.01.2025, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Si rezultat, masa e sigurisë “detyrim paraqitje” për ish-kryeministrin mbetet në fuqi.
Po ashtu, Gjykata e Lartë ka vendosur lënien në fuqi të vendimit nr. 21 (87-2025-30), datë 24.01.2025, për Jamarbër Malltezin, duke konfirmuar masën e arrestit në shtëpi ndaj tij.
LEXONI GJITHASHTU:
FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge
Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)
Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje
- 17:10 Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur
- 16:54 Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 16:18 “Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit
- 16:09 Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)
- 15:51 Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)
- 15:38 Andrea Pirlo merr drejtimin e Italisë, “Axurrët” i besojnë legjendës misionin e ringritjes