Dosja “Partizani”/ Berisha paraqitet në SPAK: Kjo është strategji e Ramës

21 Prill 2025 | 09:18

Kryetari i Partisë Demokratike është paraqitur këtë të hënë në SPAK.  Paraqitja e tij vjen në kuadër të masës së detyrimit për paraqitje të vendosur ndaj tij nga gjykata.

Pas daljes nga ambientet e prokurorisë së posaçme ai dha një deklaratë për mediat ku tha se çështja kundër tij është dëshmi e standardit të dyfishtë dhe se e gjitha është një strategji e kryeministrit Rama për të gositur opozitën shqiptare.

“Të dashur qytetar e qytetare, erdha këtu pa përtesë, sepse ardhja ime shërben si një dëshmi e përbotshme e keqpërdorimit politik i drejtësisë nga narkotrafikanti Edi Rama për të luftuar kundërshtarët politik. Hetimi 4-vjeçar siç e ka quajtur SKAP-i dhe vettingu 32-vjeçar i Sali Berishës, ka vërtetuar se ai dhe familjarët e tij nuk kanë përfituar kurrë asnjë favor.

Kursimet e tyre janë në përputhje me ligjet e vendit, që përbëjnë gjithsej 100 mijë euro dhe 40 metër katror një apartament më të madh se ai që kishte në diktaturë. Çështja e SPAK-ut është pjesë e strategjisë së Edi Ramës për të goditur opozitën shqiptare.  Projekti makabër për një mandat të katërt, nisi me kallëzimin e Ballës dhe mbahet në këmbë për qëllime politike.

Çështja kudër meje dëshmi e standardit të dyfishtë, ndërkohë që mbulohet një mal me fakte për vjedhjet qeveritare. Ftoj çdo qeveritar, pse Balla është i lirë e  bën fushtaë kur ata flenë mbi dosjet e krimeve të tij dhe disponojnë dokumente se është anëtar kryesor i grupit të Bajrave Suel Çelës dhe “Toyota Yaris””,-tha Berisha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026