Dasma e Bezos pritet me protesta në Venecia: Nuk jemi fushë lojërash për të pasurit 

19 Qershor 2025 | 15:24

Banorët e Venecia organizuan protesta për shkak të dasmës së miliarderit Jeff Bezos dhe gazetares Lauren Sanchez, e planifikuar për në fund të qershorit, sepse besojnë se ngjarja do ta shndërrojë qytetin në një “fushë lojërash për të pasurit”, raporton faqja e internetit G1 Globo.

Protestat filluan në mars, kur kryebashkiaku i Venecias, miliarderi Luigi Bruniaro, konfirmoi se qyteti do të organizonte dasmën. Pas kësaj, aktivistët nisën një fushatë nën sloganin “Asnjë hapësirë ​​për Bezosin” (No space for Bezos), që është njëkohësisht një lojë fjalësh për shkak të kuptimit të termit anglez “space”, që do të thotë hapësirë, pasi ai është themeluesi i Amazon dhe pronari i kompanisë turistike për udhëtime hapësinore Blue Origin.

Në prill, kompania organizoi fluturimin e parë hapësinor vetëm me femra, përfshirë të fejuarën e Bezos, Sanchez, këngëtaren Katy Perry dhe personazhe të tjerë të famshëm.

Ndërsa afrohet dasma e Bezos, lëvizja e protestave është intensifikuar, me protestues me pankarta në dorë që mblidhen në vende të famshme historike në qytet, siç është Ura e Rialtos.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026