E kërkon Ruanda, në garë edhe Tirana për trajnerin Ditmar Bicaj

19 Qershor 2025 | 16:52

Pas divorcit me Bledi Shkëmbin, hapen skenarë të rinj për trajnerin e ri që do të drejtojë bardheblutë.

Në skenë ka dalë emri i Ditmar Bicajt, i cili ishte zbulimi i Kategorisë së Parë me Burrelin, duke zhvilluar një sezon impresionues.

Sezoni i Bicajt te Burreli, ka tërhequr vëmendjen jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj. Burime të afërta konfirmojnë se trajneri ka pasur bisedime të avancuara me Federatën e Futbollit të Ruandës, për një angazhim të mundshëm në stafin e kombëtares afrikane.

Megjithatë, një ofertë nga Tirana do ta tundonte Bicajn për të nisur një projekt ambicioz me bardheblutë.

Presidenti Refik Halili e vlerëson trajnerin Bicaj për sezonin e tij mbresëlënës te Burreli.

Orët e ardhshme do të jenë vendimtare për Tiranën dhe trajnerin Bicaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026