Shkaktoi aksidentin në gjendje të dehur, GJKKO dënon deputetin demokrat të Elbasanit
GJKKO shpalli fajtor dhe dënoi me 900 mijë lekë deputetin demokrat Qani Xhafa për akuzën e drejtimit të automjetit në gjendje të dehur.
Fillimisht Xhafa u dënua me 9 muaj heqje lirie, por për shkak të gjykimit të shkurtuar përfitoi ulje më një të tretën dhe u dënua me 6 muaj burg.
Në fund këtë vendim gjykata e konvertoi në 900 mijë lekë gjobë.
Pagesa do të kryhet brenda një afati dhjetëditor pasi vendimi të marrë formën e prerë.
Nga ana tjetër në seancën e së enjtes, Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin e Xhafës me 6 muaj burg, dënim që të pezullohet në shërbim prove për një periudhë 1 vjeçare.
SPAK mori te pandehur deputetin e Partisë Demokratike Qani Xhafa për akuzën e drejtimit të automjeteve në mënyrë të parregullt.
Nga hetimet rezulton se ne mars te vitit 2023 Xhafa teksa drejtonte ne gjendje te dehur një makinë Toyota, ka shkaktuar një aksident ne Elbasan duke goditur një shtylle elektrike.
Qani Xhafa kandidoi edhe në zgjedhjet e 11 majit në listën e hapur të Elbasanit duke marrë 5963 vota por nuk arriti të jetë në listën fituese të demokratëve.
Aksidenti tek Unaza e Madhe, ndërron jetë edhe i plagosuri tjetër
Zjarr në Voskopojë, dy mjete zjarrfikëse dhe forca të shërbimit pyjor në operacion
Policia zbardh aksidentin: 2 të vdekur dhe 1 i plagosur; kamioni me pompë betoni u përplas me një automjet dhe ra nga ura
- 19:18 Aksidenti tek Unaza e Madhe, ndërron jetë edhe i plagosuri tjetër
- 19:12 Teherani akuzon SHBA-në: Po përdorin çështjen bërthamore si pretekst për të na shkatërruar
- 18:59 Franca regjistron 5,764 vdekje shtesë gjatë valës së të nxehtit të qershorit
- 18:58 SHBA dhe Izraeli diskutojnë për një takimi mes Trump dhe Netanyahu në Zyrën Ovale
- 18:16 Stuhitë godasin Ballkanin, miliona euro dëme në bujqësi, mbi 100 automjete të dëmtuara në Shkup
- 18:02 Zjarr në Voskopojë, dy mjete zjarrfikëse dhe forca të shërbimit pyjor në operacion