Berisha: Pa rikthimin e votës së lirë, Shqipëria nuk mund të ketë opozitë të vërtetë

20 Qershor 2025 | 13:21

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat këtë të premte, ka theksuar se prioriteti i vetëm i opozitës është rikthimi i votës së lirë për qytetarët shqiptarë. Ai shtoi se një opozitë që pajtohet me situatën aktuale zgjedhore, sipas tij, “shndërrohet në një satelit pa vlerë në orbitën e pushtetit”.

“Mbrojtja, lufta me të gjitha mjetet që shqiptarët të votojnë të lirë.

Ka vetëm një objekt tani, shqiptarët duhet të votojnë të lirë. Opozitë të vërtetë pa rikthyer votën e lirë, vendi nuk mund të ketë. Nuk mund të jetë opozitë e vërtetë ajo e cila pajtohet me këtë situatë. Sepse ajo shndërrohet, futet si satelit në një orbitë dhe është një opozitë e pavlerë.

Ndaj dhe opozita do mobilizojë të gjithë potencialet e saj t’u rikthejë shqiptarëve votën e lirë. Çdo opsion është në tavolinë, por në tërësi beteja në çdo front është opsioni më i pëlqyer”, tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari në Kuvend: Policia vepron sipas ligjit, opozita të distancohet nga dhuna dhe personat me kapuç

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, iu përgjigj në seancë plenare interesit të deputetëve të opozitës lidhur me mjetet e përdorura nga Policia e...
12:08 | 23/07/2026

Protesta jashtë Parlamentit, shoqërohen 5 persona. Momenti kur policia merr protestuesen (VIDEO)

Policia e Shtetit ka intensifikuar ndërhyrjet në terren, duke kryer një tjetër shoqërim pranë godinës së Parlamentit. Pak kohë pas shoqërimit të protestuesit të parë,...
11:58 | 23/07/2026

Tabaku: Provoni të shkoni në protestë, Balla: Kuvendi duhet të dënojë ashpër dhunën kundër policisë

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku gjatë fjalës së saj në Kuvend ka komentuar lidhur me masat e marra për protestën që po zhvillohet para Parlamentit. Ajo...
11:53 | 23/07/2026