Kapet 32-vjeçari i dehur e pa leje drejtimi, ishte në kërkim për shitje narkotikësh

20 Qershor 2025 | 13:08

Shërbimet e Policisë Rrugore në Bradashesh kanë ndaluar një automjet të dyshuar, drejtuesi i të cilit ka paraqitur një foto të lejes së drejtimit të një shtetasi tjetër, për të shmangur kontrollin.

Pas verifikimeve, rezultoi se drejtuesi i automjetit, shtetasi D. Gj., 32 vjeç, banues në Tiranë, ishte në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.

Gjithashtu, ky shtetas rezultonte i shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026