Makina del nga rruga, tre të mitur të plagosur nga aksidenti në aksin Fier-Ballsh

21 Qershor 2025 | 08:00

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 21:00, në aksin “Fier–Ballsh”, në afërsi të fshatit Plyg.

Sipas informacioneve të sjella nga policia, një 15-vjeçar nga fshati Mbyet, i cili drejtonte një automjet me të cilin udhëtonin edhe dy shokët e tij, 13 dhe 14 vjeç, është aksidentuar duke dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur 15-vjeçari që drejtonte mjetin dhe dy pasagjerët e mitur, përkatësisht 13 dhe 14 vjeç, gjithashtu banues në Mbyet.

Të tre të miturit janë transportuar në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Njoftimi i policisë

“Rreth orës 21:00, në aksin rrugor “Fier–Ballsh”, në fshatin Plyg, një shtetas 15 vjeç, banues në Mbyet, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë janë dëmtuar dy pasagjerët, 13 dhe 14 vjeç, banues në Mbyet, si dhe vetë drejtuesi i mjetit, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit”. thuhet në njoftim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026