Dyshohen për kultivimin e 400 bimëve narkotike, arrestohen dy vëllezërit në Shkodër
Policia e Shkodrës ka arrestuar dy vëllezër, të dyshuar për kultivimin e 400 bimëve narkotike, të zbuluara gjatë operacionit kombëtar të koduar “Koordinata”, më 29 prill 2025, në fshatin Sheldi.
Në njoftimin e saj, Policia bën me dije se në kuadër të operacionit “Sheldija” janë kapur dhe janë vënë në pranga E. F., 28 vjeç, dhe M. F., 20 vjeç, banues në fshatin Sheldi pasi gjykata kishte caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Njoftimi i plotë i policisë
“Finalizohet operacioni “Sheldija” për kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim, të dyshuar si autorë të kultivimit të 400 bimëve narkotike.
Vihen në pranga dy vëllezërit, ndaj të cilëve Gjykata kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të një hetimi të ndjekur me metoda proaktive dhe në bashkëpunim me Prokurorinë, siguruan informacion dhe prova për autorët e dyshuar të bimëve narkotike në fshatin Sheldi.
Bazuar në këto prova, Gjykata caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg” për dy vëllezërit.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Sheldija”, u kapën dhe u vunë në pranga:
- F., 28 vjeç dhe M. F., 20 vjeç, banues në fshatin Sheldi.
Nga hetimi dhe veprimet në terren, rezulton se E. F. dhe M. F. dyshohen si autorë të kultivimit të 400 bimëve narkotike, të zbuluara nga shërbimet e Policisë gjatë operacionit kombëtar të koduar “Koordinata”, më datë 29.04.2025, në fshatin Sheldi.
Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Koordinata”, zbulohen mbi 5999 rrënjë kanabis në Shkodër, procedohen 5 kryepleq
- Operacioni “Koordinata”, asgjësohen mbi 12 mijë rrënjë kanabis në qarkun Shkodër
- VIDEO/ Lungomare 3, IKMT nis prishjet e objekteve në Radhimë dhe Orikum
- Sekuestrohen 500 mijë € te exchange në Tiranë, do jepeshin për huadhënie me interes
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet