Të sfilitur nga pandemia por krenarë, infermierët në Korçë bëjnë apel: Nevojë për ndihmës-infermierë
Lodhjen dhe presionin e pandemisë të krijuar nga COVID-19 e ndjenë më së shumti edhe infermierët.
Jani Nune, kryeinfermieri i Sanatoriumit të Korçës ka marrë certifikatën e mirënjohës si infermieri më i mirë i vitit për qarkun e Korçës nga “Urdhri i Infermierit” për punën dhe sakrificën e dhënë në shërbim të njerëzve. Ai shprehet se lodhja për të dhe infermierët e tjerë të pavijonit që ai drejton ka qenë e madhe.
“Kemi bërë që brenda 20 orarëshit të mos llogaritej më lodhja pasi kishim kilometra për të bërë, por shërbimi karshi pacientit nuk vinte re se çfarë bënim e sesa lodheshim. Duhet të bënim psikologun, sociologun, infermierin dhe shërbimin sanitar”, tha Jani Nune.
Jani tha se kohën që ka shpenzuar për kujdesin shëndetësor të qytetarëve të Korçës e ka “vjedhur” nga koha që kishte planifikuar për familjen e tij.
“Planifikuam vjet të shkonim me pushime nuk ja arritëm dot qëllimit. Planifikuam në Mars se menduam se do mbaronte pandemia prapë nuk ja arritëm qëllimit e kështu po them se më shumë e kemi pasur mendjen për punë sesa për familjen. I jemi përkushtuar dhe familjes me aq sa mundeshim por kije parasysh se kur vjen nga puna je vërtet i lodhur dhe do të duhet një periudhë kohe të çlodhesh e me pas te merresh me familjen. Ka qenë familja prioritet se çdo njeri e ka familjen prioritet por jo në atë prioritet që duhet të ishte”, u shpreh z. Nune.
Sipas Janit, kushtet që infermierët sot punojnë janë shumë herë më të mira se çfarë kanë qenë por një nga problemet më të mëdha dhe kërkesat që sot shërbimi spitalor ka, është stafi me ndihmës infermier.
“Të themi se çdo gjë është perfekte nuk e themi dot ka shumë punë për të bërë. Me këtë pandemi ne pamë që përveç infermierit, shërbimeve të spitalit ju duhen dhe shërbimi i ndihmës infermierit siç është dhe ne shumë vende të botës, të cilët duhet të merreshin me higjienën dhe me problemet sociale të pacientët, këtë gjë e bëmë ne si infermierë. Kjo është një gjë për t’u parë nuk e di sa do realizohet po futja e ndihmës infermierit nëpër shërbime është zbatim rigoroz i detyrave të shërbimit karshi pacientit”, tha kryeinfermieri në Korçë.
Mirënjohja e qytetarëve ndaj Janit dhe infermierëve të tjerë nuk ka munguar.
“Kemi pasur vetëm urime. Kemi pasur vetëm urime dhe ato na ngushëllonin që ne të ecnim përpara. Kemi pasur mesazhe nëpër celulare duke na falënderuar. Ne si kolektiv kemi bërë një grup në rrjetet sociale dhe të gjithë mesazhet që vinin për persona të veçantë pasqyroheshin aty dhe të gjithë lumturoheshin me faktin që ne vërtet kemi bërë atë që duhet të bënim”, u shpreh z. Nune.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta