Sherri me dy të plagosur në Pogradec, arrestohen gjashtë persona, një në kërkim

22 Qershor 2025 | 11:46

Policia e Pogradecit ka vënë në pranga gjashtë persona dhe ka shpallur një tjetër në kërkim, pas një konflikti të ndodhur një ditë më parë në lagjen nr. 1 të qytetit, ku dy shtetas mbetën të plagosur.

Ngjarja ndodhi në ambientet e një lokali, ku disa persona u përfshinë në një sherr fizik për motive të dobëta, duke përdorur edhe sende të forta.

Personat e arrestuar janë: Mario Xhangolli, Armand Kllogjri, Denis Xhemollari, Enri Çollaku, Nertil Çollaku, Klajdi Norolla.

Njoftimi i policisë:

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku në lagjen nr.1 Pogradec, në ambientet e një lokali kishte ndodhur një konflikt për motive të dobëta midis disa personave dhe ngelën të dëmtuar, me sende të forta shtetasit M. Xh., dhe K. N., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën, iu informojmë se: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasit: M. Xh., 32 vjeç, A. K., 38 vjeç, D. Xh., 33 vjeç, E. Ç., 41 vjeç, N. Ç., 42 vjeç, dhe K. N., 37 vjeç, banues në Pogradec, si dhe shpallën në kërkim shtetasin E. A., 21 vjeç, për veprat penale ” Plagosje e rëndë me dashje”, ” Shkatërrimi i pronës”, dhe “Prishja e qetësisë publike””.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përfshihen nga flakët tokat e fshatit Rromës të Mallakastrës, digjen ullishte dhe toka bujqësore (VIDEO)

Një zjarr ka rënë paraditen e kësaj të enjteje në tokat fshatit Rromës të Mallakastrës. Sipas burimeve paraprake, flakët kanë përfshirë dhe djegur toka bujqësore,...
14:04 | 23/07/2026

Qytetarët mbledhin mbeturinat e hedhura gjatë protestës, qeset i vendosin para efektivëve të policisë (VIDEO)

Teksa protesta para Kuvendit ende vijon prej disa orësh, protestuesit kanë nisur të pastrojnë rrugët e kryeqytetit. Pastrimi i ambienteve para Kuvendit vjen pas tensioneve...
13:54 | 23/07/2026

Autori i 7 rasteve të vjedhjes, vihet në pranga 29-vjeçari në Durrës

Një 29-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Durrësit, pasi akuzohet për veprën penale vjedhja. Sipas njoftimit të Policisë, në pranga ka rënë shtetasi...
13:39 | 23/07/2026