Pas përplasjes në KAS, policia i ndalon Dogjanit hyrjen në qendrën e numërimit

23 Qershor 2025 | 14:24

Pas përplasjes me anëtarin e KAS, Ilir Rusmailin, kandidatit për deputet, Asllan Dogjani i është hequr e drejta për të ndjekur procesin nga pallati i sportit, Farije Hoti.

Policia është njoftuar për të mos lejuar Dogjanin të futet në ambientet e pallatit të sportit ku po zhvillohet procesi i rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës.

Kandidati i PD-ASHM, Asllan Dogjani u përplas verbalisht me anëtarin e KAS Ilir Rusmajli gjatë procesit të rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës.

Dogjani pretendoi se një fletë votimi, e cila ishte për të, ishte shpallur gabimisht e pavlefshme. KAS pretendoi se vota nuk ishte vendosur brenda kutisë së votimit dhe si e tillë ishte e pavlefshme.

Njoftimi i KAS:

“Sot më datë 23.06.2025, ora 12:55, KAS-i vendosi të kërkojë ndihmën e policisë në mjediset e pallatit të Sportit “Farie Hoti”, për të larguar nga mjediset ku zhvillohet numërimi i votave shtetasin Asllan Dogjani, i cili në mënyrë të përsëritur ka shkelur rregullat e vëzhgimit të procesit duke intimiduar numëruesit dhe duke kërcënuar dhe ofenduar anëtarët e KAS-it.

Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme për të ruajtur qetësinë dhe për të respektuar rregullat z. Dogjani ka vazhduar me sjelljen e papranueshme, për këto arsye KAS-i vendos:

T’i ndalojë Z. Asllan Dogjani, qëndrimin e tij në ambjentet e pallatit të sportit dhe t’i kërkojë policisë që të marrë masa për largimin e tij, gjegjësisht të mos lejojë futjen e tij ne mjediset ku zhvillohet numërimi”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)

Euronews Albania ka siguruar pamjet me dron nga operacioni i shpëtimit të ish-bashkëshortes së 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili e kishte marrë peng pas vrasjes...
14:35 | 25/07/2026

Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar ashpër pas raportimeve se ka pasur një përplasje me kryeministrin Edi Rama gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar...
14:14 | 25/07/2026

Reforma territoriale, Berisha: Rama po bën gjithçka për konfrontim, ftoj qytetarët të protestojnë për këtë çështje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një komunikimi të drejtpërdrejtë me qytetarët në rrjetet sociale, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për tërheqje të njëanshme...
12:58 | 25/07/2026