Roli i ngushticës së Hormuzit: Bllokimi i saj mund të fusë në kaos ekonominë globale

23 Qershor 2025 | 16:55

Një nga mënyrat se si Irani mund të hakmerret ndaj sulmeve izraelito-amerikane është të mbyllë ngushticën e Hormuzit, një aks detar jetik për ekonominë globale, e cila varet ende nga fluksi i naftës.

Ngushtica lidh vendet e pasura me naftë të Gjirit me oqeanin Indian dhe është kanali përmes të cilit qarkullon 20 për qind e furnizimeve me hidrokarbure në botë. Përllogaritjet tregojnë se në ditë, atje mund të kalojnë deri në 20 milionë fuçi nafte dhe gazi.

Me një gjerësi prej 33 kilometrash në pikën më të ngushtë të saj, ajo ndahet nga Irani në veri dhe Omani në jug.

Akset e lundrimit menaxhohen me kujdes përmes një Skeme për Kontrollin e Trafikut, që u lejon anijeve në ardhje të kalojnë nga njëri drejtim dhe atyre në largim në drejtimin tjetër, të ndara nga një vijë detare për të shmangur përplasjet.

Nafta, gazi dhe produkte të tjera derivate që furnizojnë me të ardhura ekonomitë botërore, sidomos Kinën dhe Indinë, kalojnë përmes kësaj ngushtice.

Ndaj, nëse Irani vendos ta bëjë realitet kërcënimin e tij, atëherë mund të dëmtojë seriozisht ekonominë globale, duke rritur çmimet e energjisë.

Por gjithashtu, Republika Islamike do të shihte edhe eksportet e saj të bllokohen dhe do t’i bënte një dëm të pakthyeshëm edhe vetvetes.

Gjithashtu, të rrezikuara janë edhe Shtetet e Bashkuara, që në Bahrein kanë bazën e flotës së pestë të marinës amerikane. Njësitë lundruese të saj patrullojnë rregullisht ngushticën,  por në kohë lufte ato mund të bëhen objekt i sulmeve iraniane me silur dhe dronë.

Pasi parlamenti iranian e aprovoi mbylljen e ngushticës, vendim që për të hyrë në fuqi duhet miratuar edhe nga Këshilli i Sigurisë së vendit, çmimet e naftës në tregjet financiare u rritën 5.7 për qind në 81.40 dollarë për fuçi; çmimi më i lartë në 5 muajt e fundit.

EXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit

Deklaratat pro-Ukrainës të Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, tregojnë se ajo që Rusia e quajti “lufta e Bidenit” tani është shndërruar në “luftën...
19:10 | 04/06/2026

Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar

Tridhjetë emigrantë u zbuluan nga policia turke në rezervuarin bosh të një kamioni cisternë në juglindje të vendit, pranë kufirit me Iranin. Një video e postuar në X nga policia...
18:24 | 04/06/2026

Zvicra përforcon sigurinë, vendos 4,000 trupa për Samitin e G7

Zvicra do të vendosë rreth 4,000 trupa brenda territorit të saj për të përforcuar sigurinë ndërsa liderët botërorë mblidhen për samitin e G7 në Francën...
18:21 | 04/06/2026