Medvedev akuzoi SHBA-në për përshkallëzim lufte, përgjigjet ashpër Trump
Donald Trump i është kundërpërgjigjur Dmitry Medvedev , ish-presidentit rus dhe një aleat të Vladimir Putin , për thënien e tij se presidenti i Shteteve të Bashkuara “e ka shtyrë SHBA-në në një luftë tjetër” dhe se vendet janë “të gatshme ta furnizojnë drejtpërdrejt Iranin me kokat e tyre bërthamore”.
Duke shkruar në Truth Social, Trump tha: “A e dëgjova ish-Presidentin Medvedev, nga Rusia, duke përdorur fjalën “Bërthamore” dhe duke thënë se ai dhe vende të tjera do t’i furnizonin Iranit me koka bërthamore? A e tha vërtet këtë, apo është thjesht pjesë e imagjinatës sime?”
“Nëse e ka thënë këtë, dhe nëse konfirmohet, ju lutem më njoftoni menjëherë. Kjo fjalë nuk duhet trajtuar kaq lehtë. Mendoj se kjo është arsyeja pse Putini është ‘shefi’.”
Postimi i Trump erdhi pasi Medvedev akuzoi SHBA-në për përshkallëzim të ndjeshëm të konfliktit midis Izraelit dhe Iranit me sulmet e saj ndaj objekteve bërthamore gjatë fundjavës. Zyrtarët rusë kanë ngritur vazhdimisht shqetësime në lidhje me përshkallëzimin dhe potencialin për pasoja bërthamore.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës