Samiti i NATO-s/ Masa sigurie ekstreme në Hagë: Policë, ushtarë dhe dronë
Ka nisur në Hagë samiti i NATO-s, me pjesëmarrjen e liderëve më të rëndësishëm të botës, të cilët kanë në fokus politikat e Aleancës, por edhe krizat e ndryshme si ajo në Ukrainë, ajo në Gaza dhe Irani.
Dhe, si për çdo event të profilit të lartë, masa të larta sigurie janë marrë, duke e kthyer qytetin holandez në një vatër ushtarësh dhe agjentësh policie, në kuadër të operacionit “Mburoja Portokalli”.
Kështu, 27 mijë oficerë policie dhe rreth 10 mijë personel ushtarak, përfshirë 5 mijë efektivë të xhandarmërisë mbretërore, janë angazhuar në kryeqytetin politik të Holandës për të garantuar sigurinë e samitit.
Gardhe me tela me gjemba që shtrihen deri në 5 kilometra janë ngritur përgjatë shëtitores së samitit, në selinë e Forumit Botëror.
Fluturimet janë tërësisht të ndaluara brenda një rrezeje prej 16 kilometrash nga Haga, ndërsa kufizime do të ketë edhe sa i takon lundrimeve.
Por krahas këtyre, autoritetet kanë instaluar edhe artileri anti-ajrore në mbarë Holandën. Vetëm në Hagë, ato mund të shihen në vende parkimi, si dhe në kodra ranore pranë plazhit.
Gjithashtu, dronë të policisë dhe ushtrisë po fluturojnë në qiejt përreth samitit dhe lokaliteteve të tjera ku po qëndrojnë liderët.
Në terren, krahas policisë së rregullt, kanë zbritur edhe njësitë anti-turmë për shkak të protestave dhe për motive sigurie asnjë rrjet Wi-Fi nuk do të funksionojë përgjatë dy ditëve të punimeve.
Për komunikimin janë shtruar kabuj të posaçëm që arrijnë deri në 30 kilometra.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh