Këshillat e mjekes për prindërit, si duhet të kujdesen fëmijët për dhëmbët në verë

24 Qershor 2025 | 17:23

Vera është stina ku të gjithë dalin pak nga rutina, dhe fëmijët janë ata që e shijojnë më shumë lirinë në çdo aspekt.

Konsumimi pa kriter i akulloreve apo pijeve me sheqer të shtuar gjatë verës ndikon në shëndetin oral të fëmijëve, por neglizhenca për kujdesin oral evidentohet sapo nis vjeshta.

Në një intervistë për Euronews Albania, drejtoresha e Klinikës Stomatologjike Universitare, Belisa Kaleci, thotë se gjatë pushimeve, tendenca për të ndryshuar rutinën dhe konsumi i disa ushqimeve sjell pasoja negative te dhëmbët, veçanërisht për fëmijët.

“Shikojmë që kemi më shumë të grumbulluar pllakë bakteriale apo një gojë me higjienë më të dobët. Si pasojë e ndryshimit të rutinës që ne kemi, vihet re konsum më i madh i produkteve me përmbajtje karbohidratesh, si pije me gaz, pije me sheqer apo akullore dhe produkte të tjera. Sigurisht ndikojnë negativisht në shëndetin oral dhe për pasojë kemi dhëmbë të prishur,” – thotë Belisa Kaleci, drejtoreshë e Klinikës Stomatologjike Universitare.

Por kur vera sapo ka nisur dhe është e pamundur që të mbajmë jo vetëm fëmijët, por edhe të rriturit larg disa ushqimeve të preferuara gjatë pushimeve në det, ekspertja na këshillon:

“Duke qenë se gjatë verës kemi konsum pa orar dhe nuk i lihet kohë organizmit të bëjë vetëpastrimin, konsumi i ujit është shumë i rëndësishëm dhe sigurisht duhet të bëjnë kujdes me higjienën orale. Të paktën larja e dhëmbëve 3 herë në ditë, në mos 3, 2 herë është shumë e rëndësishme dhe të mos harrojnë kontrollet rutinë,” – thotë Kaleci.

Drejtoresha e Klinikës Stomatologjike Universitare thekson se klinika ofron shërbim për qytetarët falas edhe gjatë sezonit veror, si çdo ditë të vitit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026