Skuadra e Lyon përjashtohet nga liga e parë franceze

25 Qershor 2025 | 11:30

Pas 45 vitesh, Lyon rikthehet sërish të luajë në kategorinë e dytë të futbollit në Francë, për shkak se nuk ka përmbushur kriteret financiare për të qëndruar në elitë. Kanë qenë organet financiare të futbollit francez ato të cilat i kishin vendosur disa kushte skuadrës historike të Ligue 1, të cilat duket se nuk janë përmbushur, e kështu, Lyon është i detyruar që sezonin e ardhshëm të qëndrojë një kategori më poshtë, një vendim që ka tronditur jo vetëm klubin dhe drejtuesit, por dhe tifozët e shumtë.

Një borxh në vlerën e 175 milionë euro është ai i cili penalizoi skuadrën franceze, megjithse pronari Textor ka deklaruar se gjithcka ishte drejt zgjidhjes, madje duke shitur disa futbollistë, ulur pagat e lojtarëve aktualë si dhe aksionet që biznesmeni amerikan kishte te Crystal Palace, për të cilat gjeti menjëherë një blerës. Të gjitha këto lëvizje duket se nuk kanë plotësuar kushtet e vendosura, e me gjasa Lyon do të përfundojë në Ligue 2 edhe pse ka apeluar vendimin.

Lyon është një ndër skuadrat me më tepër histori në kampionatin francez me 7 tituj të fituar radhazi, 3 të tjerë në Ligue 2 dhe 5 kupa. Sezonin e ri futbollistik do të merrnin pjesë dhe në garat evropiane. Sa i përket vendit në Ligue 1, pritet që atë ta marrë skuadra e Reims.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026