Gropa karstike në Belsh: Në rrezik jeta e banorëve, thellësia e saj gati 10 metra
Prej disa javësh, në fshatin Dëshiran të Belshit është krijuar një gropë karstike me përmasa të mëdha ç’ka përbën shqetësim për banorët e zonës.
Gropa është rreth 10 metra e thellë dhe 2 metra e gjerë. Problemi është se sa më shumë kalojnë ditët, aq më shumë zgjerohet, duke u kthyer në rrezik edhe për shtëpitë aty pranë.
Banorët janë të alarmuar dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përkatëse.
“Kjo është e rrezikshme, s’kemi ku ia mbajmë më ne, prandaj kërkojmë ndihmë nga shteti. Të vijnë të na ndihmojnë”, tha një zotëri.
“Edhe gjumin po e bëjmë me frikë, ne kërkojmë ndihmë që kjo gropë të vijë dikush ndonjë specialist të shikojnë ça do bëhet. Po rrezikohen edhe familjet, edhe fëmijët”, shtoi një zonjë, banuese e zonës.
Një tjetër zotëri shprehet se: “Rrezikohen shtëpitë. Po flemë me frikë, ne kemi në rrezik shtëpiat. Nuk kemi ca të bëjmë. Në faj të kërkojmë ndihmë nga shteti, çfarë të bëjmë. S’kam ku ia mbaj edhe unë më tani.”
Specialistët e emergjencave civile kanë mbërritur në zonë dhe po monitorojnë nga afër situatën.
Ky nuk është rasti i parë i një fenomeni të tillë në këtë zonë. Në maj të vitit 2022, një gropë e ngjashme u hap në fshatin Çestije të Belshit, pranë disa banesave. Në atë rast u morën masa për mbushjen e saj dhe problematika të tjera nuk janë shfaqur më që prej asaj kohe.
Fenomeni karstik është i zakonshëm për zonën e Dumresë, e cila mbart një karakteristikë të veçantë gjeologjike. Kjo zonë numëron mbi 84 liqene të krijuara si pasojë e erozionit dhe shpërbërjes së shkëmbinjve gëlqerorë nëntokësorë, duke krijuar kështu boshllëqe që më pas shemben. Banorët kërkojnë që institucionet të mos mjaftohen vetëm me monitorimin, por të marrin masa konkrete për të parandaluar rrezikun që u kanoset jetës dhe banesave të tyre.
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona