U vra me pushkë nga biznesmeni italian, zbulohet identiteti i 26-vjeçarit shqiptar

26 Qershor 2025 | 14:10

Një ngjarje e rëndë tronditi zonën e Cilentos në Itali, ku një sipërmarrës ndërtimi ka pranuar se ka vrarë një të ri shqiptar dhe ka fshehur trupin e tij.

58-vjeçari Aurelio Valiante, një emër i njohur në sektorin e ndërtimit, është arrestuar pasi rrëfeu para autoriteteve italiane se vrau 25-vjeçarin Rivaldo Rusi dhe më pas fshehu trupin e tij.

Ngjarja ndodhi gjatë natës mes të dielës dhe të hënës, kur disa persona hynë për të grabitur vilën e Valiante-s.

Gjatë incidentit, sipas hetimeve, sipërmarrësi ka marrë një pushkë gjuetie dhe ka qëlluar.

Nga të shtënat, një tjetër shqiptar 28-vjeç mbeti i plagosur rëndë dhe ndodhet në spitalin “Cardarelli” të Napolit, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në vend që të lajmëronte policinë apo ambulancën, Valiante vendosi të zhdukë trupin e të riut të vrarë.

Pas disa ditësh heshtjeje, ai u dorëzua dhe udhëhoqi hetuesit drejt vendit ku e kishte fshehur trupin – një fermë në zonën Limazzo, pranë një fushe sportive. Trupi u gjet brenda një vaska vere, në gjendje të rënduar.

Një pikë kthese në hetim ishte edhe dëshmia e të plagosurit, i cili nga spitali rrëfeu momentet tragjike: “E pashë mikun tim të binte pa ndjenja, pastaj e tërhoqën zvarrë”. Këto deklarata fillimisht u morën me rezervë, por më pas u vërtetuan nga rrëfimi i vetë autorit të dyshuar.

 

Valiante bëri rrëfimin e tij në Prokurorinë e Vallo della Lucania, ku pranoi të gjitha akuzat: vrasje, fshehje kufome dhe lëndime të rënda trupore. Trupi i viktimës u dërgua në morgun e spitalit “San Luca” për autopsi, ndërsa identifikimi i tij u bë përmes deklaratave të të plagosurit dhe verifikimeve të policisë.

Autoritetet italiane kanë nisur hetime të plota për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërkohë që Aurelio Valiante pritet të përballet me akuza të rënda penale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Task-forca monitoron Pogradecin, mbi 60% e vijës bregliqenore të Pogradecit mbetet plazh publik

Një task-forcë e përbashkët, e përbërë nga përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Bashkisë Pogradec dhe Policisë së Shtetit, zhvilloi këtë të premte një inspektim...
12:07 | 03/07/2026

Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike në Has, arrestohen babë e bir, djali tjetër në kërkim

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Has, kanë kryer kontrolle në të gjithë territorin e bashkisë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të...
12:05 | 03/07/2026

Braho: Metodat janë sofistikuar, krimi i organizuar gjithnjë e më kompleks

Kreu i SPAK, Klodian Braho, deklaroi se krimi i organizuar po bëhet gjithnjë e më kompleks për shkak të sofistikimit të metodave të veprimit, përhapjes...
11:57 | 03/07/2026