Arjan Ndoj rrëfen njohjen me “Rrumin”: E njoh që në 2005-ën, pas atentatit…
Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, u zhvillua këtë të premte seanca gjyqësore ndaj Plarent Dervishajt, i ekstraduar nga Dubai dhe i akuzuar për një sërë veprash penale, përfshirë atentatin ndaj ish-prokuorit Arjan Ndoja.
Në këtë proces, dëshmoi dhe vetë ish-prokurori Ndoja, aktualisht deputet i Partisë Demokratike i dalë në listën e hapur të Durrësit.
Gjatë dëshmisë së tij, Ndoj rrëfeu atentatin e vitit 2019, në të cilin u qëllua mbi makinën ku ai udhëtonte së bashku me Aleksandër Lahon, i njohur si “Rrumi i Shijakut”. Në këtë ngjarje tragjike, drejtuesi i automjetit, Andi Maloku, humbi jetën, ndërsa Ndoja dhe Laho mbetën të plagosur.
Ish-prokurori zbuloi në GJKKO lidhjet me Rrumin e Shijakut dhe njohjen dhe marrëdhëniet me të pandehurit dhe personat e tjerë të përfshirë.
“Me Aleksandër Lahon u bë 5 vite që s’e kam takuar dhe s’kam asnjë kontakt me të. Me Genc Malokun e takoj edhe sot e kësaj dite kemi marrëdhënie të mira. Me Dorian Shabun nuk kam pasur asnjë kontakt dhe bisedë për ngjarjen. Unë nuk kam rreth shoqëror të përbashkët me Dervishajn dhe njoh që e kam parë fizikisht por s’kam asnjë lidhje. Le të thotë edhe vetë.”
Ai foli edhe për takimin me Basri Meçen, babain e Julian Meçes.
“Basri Meçen e kam takuar te një notere, kam biseduar për një informacion që më kishte ardhur për ngjarjen që flitej që i përfshirë ishte dhe djali i tij. I thashë që nëse është i përfshirë është e rëndë dhe nëse jo, atëherë ishte një intrigë dhe i thashë largoje djalin se ata që i bënë atë të herës së parë s’e parë mund të na ngatërrojnë. I thashë largoje djalin. Të pandehurit e tjerë në këtë proces nuk i njoh veç Bashkim Haxhijas, që e kam dëgjuar si person i hetuar në një gjykim tjetër”- tha Ndoja.
Ish-prokurori u pyet edhe për marrëdhëniet me Pëllumb Muharremin, i njohur si “Rrumi i Shijakut”.
“E kam njohur në 2005 në kohën kur kam qenë avokat. E ruajta marrëdhënien disa vjeçare. Marrëdhëniet janë marrëdhënie shoqërore, kur njihesh me dikë, e takon i flet për kafe, s’ka pse të ketë shkak për ruajtjen e një marrëdhënieje. Drekën atë ditë më 1 nëntor e kanë organizuar të tjerët. Pas ngjarjes në 2019 nuk kam asnjë kontakt me të.”
Për momentet e atentatit, Ndoj rrëfeu, si mjeti doli nga rruga pas të shtënave.
“Kemi qenë në karrexhatë, pas nesh ishte mjeti tjetër jonë. Shofer ka qenë Andi Maloku, unë kam qenë në sediljen e parë, pas Pellumb Muharremi. Pas të shtënave dolëm nga rruga. Në momentin që ka ndodhur ngjarja nuk e kam parë dot mjetin e autorëve,” tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë