Haxhiu: Nëse s’marr 61 vota në votim të fshehtë, tërhiqem
Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka thënë se nëse nuk i merr 61-votat e nevojshme për kryekuvendare në votim të fshehtë ajo do të tërhiqet nga kandidatura për të paren e legjislativit, raporton KosovaPress.
Haxhiu në konferencë për media pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për krizën politike, ftoi partitë që deri tani ishin në opozitë të reflektojnë dhe të zgjidhin ngërçin në Kuvend.
Sipas saj, votimi i fshehtë nuk është anti-kushtetues dhe kjo vërtetohet edhe pas aktgjykimit të kushtetueses.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar aktgjykimin në rastin lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Kuvendit të Kosovës për refuzim të formimit të Komisionit për votim të fshehtë, të parashtruar nga Time Kadrijaj dhe dhjetë deputetë të tjerë të Kuvendit të Kosovës.
Sipas këtij vendimi, brenda një muaji duke nisur nga sot deputetët e zgjedhur kanë 30 ditë të konstituojnë Kuvendin e ri të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit- zgjedhjen e kryetarit të ri dhe nënkryetarëve të rinj.
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës