Deklaratat e Putinit mbi marrëdhëniet SHBA-Rusi, ja si i vlerëson Trump

28 Qershor 2025 | 15:41

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka vlerësuar lart deklaratat e bëra nga Presidenti rus, Vladimir Putin, në lidhje me marrëdhëniet mes Moskës dhe Uashingtonit. Në një bisedë me gazetarët të premten, Trump theksoi se deklaratat e Putin ishin shumë pozitive dhe treguan një kthim të respektit për Shtetet e Bashkuara.

Trump deklaroi: “Vladimir Putin bëri disa deklarata shumë të mira sot”. Ai shtoi se, ndryshe nga vitin e kaluar kur Joe Biden ishte president, tani presidenti rus respekton Shtetet e Bashkuara, së bashku me liderët e tjerë botërorë si Xi Jinping i Kinës dhe Kim Jong Un i Koresë së Veriut.

“Vitin e kaluar, nuk e respektonin vendin tonë. Kishim një president të paaftë dhe njerëz të këqij rreth tavolinës,” tha Trump. “Por tani, bota e respekton përsëri vendin tonë,” theksoi ai, duke u shprehur se administrata aktuale ka rikthyer respektin ndërkombëtar për SHBA-në.

Në deklaratën e tij, Putin pati gjithashtu vlerësime për përpjekjet e Trump për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës në Ukrainë. Ai e quajti Trump një udhëheqës të guximshëm dhe vuri në dukje se kishte një respekt të madh për të. Presidenti rus gjithashtu theksoi se ishin krijuar kanale të rëndësishme komunikimi midis agjencive të SHBA-së dhe Rusisë, përfshirë lidhje direkte mes Departamentit të Shtetit dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme, si dhe mes shërbimeve speciale.

Marrëdhëniet mes dy shteteve kanë qenë të tensionuara, por ky dialog sugjeron një hap të mundshëm për stabilizimin e marrëdhënieve SHBA-Rusi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026