“Serbët e pasur në diasporë kundër Vuçiç”, analisti tregon rolin e grupit të Vienës
Analisti Indrit Vokshi foli në “NOW” në Euronews Albania në lidhje me protestat e fundjavës në Serbi, ndërsa tregoi ndikimin e diasporës serbe, veçanërisht të një grupi personash të pasur me bazë në Vjenë të Austrisë.
Ai tha se serbët e pasur që jetojnë në diasporë janë kundër Vuçiçit dhe po ndikojnë me influencën e tyre ekonomike që në Serbi të ketë ndryshime politike.
“Diaspora serbe, njerëzit e pasur të Serbisë, rrinë përgjithësisht në Vjenë të Austrisë dhe duke qëndruar në Vjenë, e duke pasur lidhjet e tyre ekonomike, me biznesin dhe bankat evropiane, janë pjesë e sferës së influencës ekonomike dhe politike të botës perëndimore. Sigurisht që ka gjasa që të kërkojnë që, nëpërmjet fuqisë dhe rrjetit të tyre, të ndikojnë ndryshime politike në Serbi. Serbia gjendet fizikisht brenda Evropës dhe e rrethuar me vende të NATO-s, pavarësisht se mund të gjendet mendërisht dhe shpirtërisht me atë që quhet bota sllave, ose kërkon atë të ashtuquajturën ‘nënë Rusi’. Por e ka të pamundur tani që të ketë një bashkëpunim, pasi nuk jemi në kushtet e një lufte evropiane. Serbia gjithmonë ka shfrytëzuar luftën evropiane për t’u zgjeruar në kufi dhe për të arritur aspiratat e veta imperialiste në Ballkan,” tha analisti Vokshi.
Kujtojmë se të shtunën në mbrëmje, Policia serbe u përplas me protestuesit antiqeveritarë që kërkojnë zgjedhje të parakohshme dhe përfundimin e sundimit 12-vjeçar të presidentit Vuçiç.
Godinat qeveritare u rrethuan me policë, ndërsa turma mbështetësish pro-Vuçiç ishte mbledhur paralelisht.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Mbyllet protesta! Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 22:21 Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
- 22:17 Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione