Presidenti i Sllovenisë takohet me homologen Osmani në Kosovë

13 Maj 2021 | 12:20

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor të enjten viziton Kosovën dhe do të takohet me homologen kosovare Vjosa Osmani.

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor do të shkojë në Kosovë pas publikimit të disa dokumenteve “nonpaper” që supozohej se kanë dale nga shteti slloven, konkretisht nga zyra e kryeministrit Janez Jansha.

herët presidenti slloven ka deklaruar se “mbështet fuqimisht zgjerimin e Bashkimit Europian në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe kjo është një çështje gjeopolitike e kategorisë së parë”. Gjithashtu ai ka deklaruar se zgjerimi më i shpejtë i BE-së në Ballkanin perëndimor do të zvogëlojë rëndësinë e ideve naive dhe të rrezikshme për ndryshimin e kufijve që nuk mund të ndodhin paqësisht për shkak të rrethanave.

Pak ditë më parë Pahor vizitoi edhe Tiranën, ku theksoi se është kundër çdo ndryshimi të kufijve në Ballkan.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026

Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se do të udhëtojë për në Mal të Zi për të marrë pjesë samitin e Bashkimit Evropian dhe...
12:37 | 04/06/2026