Fazë interesante në Kupën e Botës: PSG dërgon në shtëpi Messin, e pret Bayerni
Padyshim një finale e parakohshme dhe ndeshja më spektakolare deri më tani e Kupës së Botës pritet të jetë ajo mes Bayernit të Mynihut dhe kampionëve të Evropës PSG. Të dyja skuadrat kaluan pa problem fazën e 1/16, ku gjermanët eliminuan në mbrëmje Flamengon, ndërsa parizienët likujduan me një poker golash Inter Miamin e udhëhequr nga Lionel Messi. Ndeshja e radhës vë përballë dy skuadra të cilat janë ndeshur jo pak me njëra-tjetrën në të shkuarën.
Të dielën skuadra e Luis Enrique i dha një shuplakë të fortë Inter Miamit, duke konfirmuar se futbolli në Amerikë është shumë larg atij që luhet në kontinentin e vjetër, ndërsa të 4 golat u shënuan që në fraksionin e parë. Dopieta e Neves, një autogol i Aviles dhe Hakimi ishin shënuesit, me PSG-në që u tregua e kursyer në pjesën e dytë. 4-0 dhe francezët janë në cerekfinale aty ku përballen me bavarezët.
Këta të fundit eliminuan ekipin brazilian Flamengo, por jo pa vështirësi. Heroi i takimit ishte britaniku Harry Kane që realizoi një dopietë. Në pjesën e parë brazilianët shënuan autogol me Pulgar, ndërsa Kane dyfishoi avantazhin. Gerson ngushtoi diferencën, por pas tij Goretzka realizoi për gjermanët që mbyllën pjesën e parë 1-3. Në të dytën një penallti u shndërrua në gol nga Jorginho, por pas tij Kane dërgoi shfirat në 2-4 për Bayernin, që do i duhet të përballet me kampionët e Evropës në cerekfinale.
LEXONI GJITHASHTU:
Agron Duka: Nëse protesta shuhet, ky sistem do të zgjasë për vite
Samiti i “Accenture Greqi” në Tiranë: Si inteligjenca artificiale po transformon bizneset
“Ka njerëz gjallë atje”, dëshmitë rrëqethëse nga zonat e goditura nga tërmeti në Venezuelë
- 18:29 Agron Duka: Nëse protesta shuhet, ky sistem do të zgjasë për vite
- 18:24 Numri i personave të raportuar të zhdukur pas tërmeteve shkatërrues në Venezuelë i kalon 25 mijë
- 18:04 Samiti i “Accenture Greqi” në Tiranë: Si inteligjenca artificiale po transformon bizneset
- 18:03 Vinicius: Neymar është idhulli ynë, Ancelotti është më i madhi i të gjitha kohërave
- 17:58 Portugalia gati të dërgojë 50 ekipe shpëtimi në Venezuelë pas tërmetit të fuqishëm vdekjeprurës
- 17:36 Presidenca qipriote e BE-së mbështeti integrimin e Shqipërisë, Hoxha pritet nga krerët më të lartë të shtetit