Festë e zymtë në Gaza, besimtarët mblidhen para xhamisë “Hagia Sophia” të Stambollit

13 Maj 2021 | 13:21

Pas disa ditësh konfliktesh raketash dhe sulmeve ajrore hakmarrëse, qytetarët nxituan të shkonin në xhami apo të vijonin faljet  në shtëpitë e tyre.

Në ditë normale rrugët do të ishin të mbushura me njerëz dhe festime.

Në shumë vende të botës, myslimanët kanë ofruar faljet e tyre për banorët në Gaza.

Në Hagia Sophia të Stambollit festohet për herë të parë Bajrami, pasi godina u shndërrua sërish në xhami.

Turma e qytetarëve e mbledhur para saj shprehu solidaritet me palestinezet duke mbajtur në duar flamurin palestinez.

“Prej ditësh ne nuk mund të flemë, ndjekim ngjarjet dhe qajmë. Ajo që mund të bjëmë tani është të falemi. Por, vetëm sikur të mund të shkonim atje dhe të ishim me vëllezërit tanë, kjo është ajo që duam”, u shpreh Yasemin Yesilmen, banore në Stamboll.

Bajrami, i cili shënon fundin e muajit të agjërimit të Ramazanit, është një nga festat më të shenjta në kalendarin islamik dhe festohet nga besimtarët myslimanë kudo.

Në mënyrë simbolike , New York, i kushtoi nderimet e tij ditës së shënuar, ku ndërtesa  e Empire State u ndriçua me ngjyrë të gjelbër.

Lexoni gjithashtu:

Tensionet Izrael-Hamas, asnjë nga palët nuk jep shenja paqeje

Fëmijët mes raketave, tensionet Izrael-Palestinë, thirrje që të ndalen sa më shpejt sulme

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026